Iraku

Invadimi e ka shkatërruar Irakun

Gjersa demonstruesit kundër luftës kanë protestuar në Londër gjatë kohës së publikimit të rezultateve të hulumtimeve për rolin britanik për luftën në Irak, banorët e Bagdadit po përballen me dhunën e re. Raporti i John Chilcotit vjen pas 13 vitesh pasi që forcat e koalicionit kanë kryer invadimin në Irak dhe disa ditë pasi që 250 njerëz janë vrarë në sulmin vetëvrasës në vendbanimin Karada në Bagdad. ISIS-i ka marr përsipër përgjegjësinë për sulmin i cili është përshkruar si më vdekjeprurës nga invadimi i Irakut në vitin 2003. Në kohën e dhunës së madhe në shtetin e tyre, irakianët me të cilin kanë biseduar kanë thënë se raporti i Chilcotit, i cili bën thirrje që ish kryeministrit britanik Tony Blairit të gjykohet për krime të luftës, është ngushëllim i dobët për ta.

“Njerëz gjatë gjithë botës përgatiten për të gëzuar  Fitër Bajramin. Blejnë tesha të reja për fëmijë, lodra të reja. E neve në Irak blejmë tabute për të dashurit tanë të vrarë”, thotë 25 vjeçari nga Bagdadi Muhamed Xhavidi. ”TonyBlair dhe George W. Bush janë përgjegjës për çdo viktimë në Irak që nga viti 2003 gjer tani”, shtoi Xhavidi. “Pas invadimit, vendi ynë është në kaos dhe gërmadha. E përmbysën regjimin e  Sadam Hysejnit duke mos  menduar fare për alternativë politike gjegjëse. Tani viktima të pajetshme kemi kudo ”.

Me 19 mars 2003, Bushi ka shpall fillimin e operacionit ushtarak” për të demilitarizuar Irakun, për të çliruar popullin e tij, dhe për të mbrojt botën nga rreziku vdekjeprurës”. Atë natë forcat e koalicionit në krye me amerikanët kanë qëlluar caqe në Irak me bomba dhe raketa. Vetëm për disa javë vendi ishte okupuar në tërësi. Sadam Hysejni është burgos në dhjetor të vitit 2003 dhe më vonë është var, por lufta ka vazhduar edhe 8 vite, dhe në ndërkohë kanë shpërthyer edhe konfliktet e reja interne. 13 vite më vonë, në Irak nuk ka shenja të përmirësimit. Duke keqpërdorur  jo stabilitetin, ISIS-i e ka marrë kontrollin në disa pjesët e vendit, duke shpall Mosulin “kryeqytetin e saj”. Në ndërkohë shumë qytetarë konsiderojnë qeverinë irakiane të dobët dhe të paaftë prapë të vejë rend. “Shteti Irak, u bë fushë betejë e forcave rajonale dhe ndërkombëtare dhe kjo është njëra nga pasojat më kritike të invadimit ”, ka thënë analisti politik Hadi al Isame.

“Qeveria irakiane nuk ka arrit të mbajë stabilitet pas invadimit. Koalicioni ka lënë shtetin në duart e politikës se re të cilin e karakterizon sektarizmi dhe korrupsioni dhe asnjë komision atë nuk mund ta përmirësojë atë. Lufta politike në Irak e bëri situatën edhe më të vështirë. Sunitët në Irak nuk kanë përfaqësues adekuat as në parlament e as në qeveri”. Gjatë dy viteve të kaluara, ushtria irakiane nuk ishte në gjendje të merr kontrollin mbi pjesët e shumta të territorit të cilin e mban nën kontroll ISIS-i, nuk ka mund të mbajë sigurinë në Bagdad. Kryeqytetin çdo ditë e dridhin shpërthimet dhe sulmet vetëvrasëse. Për shkak të luftimeve të pandërprera në mes ushtrisë irakiane dhe ISIS-it janë shpërngulur tre milion irakian, gjersa 100.000 kanë nevojë për ndihmë humanitare, theksojnë Kombet e Bashkuara.

Në intervistën televizive gjatë tetorit të kaluar, Blairi ka kërkuar falje për shfrytëzimin, sikurse ka thënë, shënimeve të gabuara të sigurisë dhe për shkak të faktit se nuk ishte përgatitur për pasojat pas invadimit. I pyetur se a ishte invadimi arsyeja kryesore për rritjen e ISIS-it, Blairi u përgjigj: Konsideroj se  ka elemente të sakta”. Në Irak, qytetari i Bagdadit, Hysein Kasim Jassin(44) ankohet se situata në atdheun e tij është përkeqësuar shumë pas invadimit në vitin 2003.”Sadami ishte i pamëshirshëm, ishte diktator, ne kemi ditë. Por jemi mësuar si të mbijetojmë gjatë qeverisjes së tij. Por bile ishim të sigurtë nëpër rrugët. Ligji ishte respektuar”, ka thënë Kasim Jassini.

“Kurrë forcat e koalicionit kanë pushtuar Irakun, kemi menduar se do të fitojmë demokracinë dhe dinjitetin. Por shikoni tani, me dhjetëra njerëz, në raste të veçanta edhe qindra njerëz, vriten çdo ditë. Nuk kemi bile as drejta themelore njerëzore të garantuara. Partitë politike të cilët kanë ardhur në pushtet pas invadimit nuk janë kurrgjë më të mira se partia Baath. Të gjitha janë të korruptuara. Jetojnë në luks gjera irakianët për ditë vriten”.

Burimi: Al Jazeera