Imami i Namazit të Xhumasë në Teheran, Iran: Muslimanët nuk do të lejojnë botën të harrojë mizoritë izraelite kundër palestinezëve
Imami i Namazit të Xhumasë në Teheran, Iran, Ajetullah Sejjid Hatami ka theksuar se komuniteti musliman në të gjithë botën në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që bota të harrojë krimet izraelite kundër palestinezëve.
Duke iu drejtuar të xhumanë një xhemat të madh dhe besimtarëve të zjarrtë në kampusin e Universitetit të Tehranit, Ajetullah Hatami tha: Ne nuk do të lejojmë që çështja palestineze të harrohet, pavarësisht nga përpjekjet e bëra nga grupet terroriste tekfiriste.
Ai, ndërkohë, vuri në dukje krimet e kryera nga grupi terrorist tekfirist ISIS në Siri dhe Irak, dhe tha: Popujt e botës janë të vetëdijshëm se këto grupe tekfiriste janë të krijuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania në mbështetje të regjimit sionist.
Ajetollah Sejjid Hatami tha se pavarësisht komplotit amerikano-izraelit për të lënë anash çështjen palestineze, miliona iranianë e ripërtërijnë mbështetjen e tyre për popullin palestinez në tubimet e sotme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit - Jerusalemit.
Miliona iranianë dolën në rrugë në të gjitha qytetet iraniane për të shënuar të xhamanë Ditën Ndërkombëtare të Kudsit-Jerusalemit, për të shprehur mbështetje për popullin palestinez kundër regjimit izraelit.
Iranianët në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe në kryeqytetin Teheran, së bashku me njerëz të tjerë në mbarë botën po mbajnë protesta masive anti-Izrael, të xhumanë e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit në kundërshtim me pushtimin e vazhdueshëm të tokës palestineze nga ana e Izraelit.
Dita Ndërkombëtare e Kudsit-Jerusalemit ka filluar nga themeluesit i Republikës Islamike të Iranit, Imam Humejni, në vitin 1979, si një mënyrë për të shprehur solidaritet me palestinezët dhe duke nënvizuar rëndësinë e Kudsit-Jerusalemit të shenjtë që ka për muslimanët.
Dita Ndërkombëtare e Kudsit- Jerusalemit është një ngjarje vjetore për të kundërshtuar pushtimin e Bejtul-Mukaddasit nga Izraelit. Protestat anti-sioniste dhe demonstrata janë mbajtur të Xhumanë e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit në vendet muslimane dhe arabe në mbarë botën, dhe sidomos në Iran.
Në Teheran, Iran, demonstruesit lëshonin parulla në dënimin e krimeve të sionistëve 'në tokat e pushtuara palestineze.
Njerëzit agjërueshëm mbanin pankarta, dhe thërrisnin 'Poshtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikësdhe Poshtë me Izraelin .
Demonstruesit janë gjithashtu duke theksuar gatishmërinë e tyre për të mbrojtur çështjen palestineze.
Ata janë gjithashtu duke protestuar kundër heshtjes që po tregohet nga komuniteti ndërkombëtar dhe të ashtuquajturit mbrojtësit e të drejtave të njeriut ndaj krimeve të kryera në tokat e pushtuara.