Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Armiqtë dëshirojnë që muslimanët të harrojnë kauzën palestineze

Udhëheqësi i Revolucionit  Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei
Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei

Udhëheqësi i Revolucionit  Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei  tha se armiqtë kërkojnë që muslimanët të jenë të ngarkuar me probleme të brendshme në mënyrë që kauza e Palestinës të harrohet.

Muslimanët nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe Iranin, po festojnë Fitër Bajramin, që shënon fundin e muajit të shenjtë të muslimanëve, muajin  Ramazan.

Menjëherë pas lindjes së diellit të mërkurën, populli iranian doli në masë në të gjithë vendin për të marrë pjesë në namazet masive të  Fitër Bajramit.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei udhëhoqi namazin e  Fitër Bajramit në Teheran, në Xhaminë e Imam Humejnit.

Në  hytben  e tij pas namazit,  udhëheqësi Ajetullah Sejjid Ali Hamenei iu  referua tubimeve të Ditës Ndërkombëtare të Kudsit – Jerusalemit, të cilat u mbajtën të xhumanë e kaluar, dhe vuri në dukje se iranianët kanë marrë pjesë në demonstrata në masë, pavarësisht një vape të madhe në disa zona dhe  pohuan se ata do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për çështjen palestineze.

Ajetollah Hamenei tha se populli nga të gjitha shtresat e shoqërisë u angazhuar në bamirësi  gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ofruar iftar për të varfrit në lagje të ndryshme në të gjithë qytetet, raportoi Press TV.

Udhëheqësi tha se rasti i festës së Fitër Bajramit u shndërrua në pikëllim,  në zi në disa qytete nëpër botë, duke përfshirë edhe në kryeqytetin e Irakut, në Bagdad dhe qytetin turk, në Stambolli, ku sulmet terroriste kanë vrarë një numër të madh të njerëzve.

Ajetollah Sejjid Ali Hamenei tha se konfliktet në disa vende muslimane, duke përfshirë Jemenin dhe Sirinë, ishin rezultat i pazarllëqeve të super fuqive në punët e vendeve të tjera.

Udhëheqësi theksoi se armiqtë kërkojnë që shtetet muslimane të ngarkohen me probleme të brendshme në mënyrë  që kauza palestineze të  harrohet dhe mizoritë e regjimit të Izraelit kalojnë pa u vënë re.

Duke iu referuar çështjes së pagesave të larta për drejtuesit e caktuar në institucionet e Iranit, Ajetullah Hamenei tha se pagesat e tilla përbëjnë një mëkat. 

Udhëheqësi tha se ndërsa mangësitë e caktuara kanë ndodhur në të kaluarën që rezulton në çështjen e pagave, kjo çështje tani duhet të ndiqet seriozisht. Ajetullah Hamenei tha se presidenti është i përfshirë për fat të mirë në  sqarimin e çështjes.

Udhëheqësi tha se kthimi i parave që janë marrë në mënyrë të paligjshme  nga arka e shtetit duhet të vihet në rendin e ditës të administratës në mënyrë që besimi i popullit të ruhet.  

Fiter Bajrami  shënon muajin e ri hënor të Shevalit dhe fundin e Ramazanit - muaji i nëntë në kalendarin islamik - kur muslimanët  përmbahen nga të ngrënja, pirja, pirja e duhanit, dhe kënaqësitë e tepërta  nga agimi deri në aksham.

Muslimanët besojnë  se muaji Ramazan është muaj i mbarë sepse u shpallë Kur’ani, Fjala e Allahut për njerëzimin, duke pasur parasysh besimin se ishte muaji Ramazan, kur ajetet e  para të Kur’anit të Shenjtë janë shpallur Pejgamberit, Muhammedit (a.s.).

Fiter Bajrami është caktuar nga  Pejgamberi, Muhammed (a.s.) pas shpërnguljes së tij nga Meka në Medinë.

Muslimanët në të gjithë botën  e festojnë Fitër Bajramin duke dhënë  Zekatin, Vitrat, duke e falë Namazin e Bajramit me xhemat. 

Burimi: IQNA News