Gazetari kinez e përqafoi Islamin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait në Mashhad të Iranit
Duke u bazuar në interesin e tij të mëparshëm dhe pasi vizitoi qytetin e shenjtë të Mashhadit, një reporter kinez është ndikuar thellësisht nga spiritualiteti dhe tërheqja Hyjnore e Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait e përqafoi Islamin.
Në ceremoninë e zhvilluar nga udhëheqja e Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait për vizitorët jo-iranianë, Wang Yun e përqafoi fenë Islame, pasi e tha Fjalën e Dëshmisë, Shehadetin. Pasi e përqafoi fenë Islame, gazetari kinez Wang Yun e zgjodhi emrin e tij të ri, tani quhet Ali.
Ai e paraqiti Kur’anin si një burim shumë të mirë për t'iu përgjigjur pyetjeve të tij dhe tha:
Unë kam studiuar për besime të ndryshme, në veçanti për Islamin Shi’i. Unë nuk mund të gjeja ndonjë fe më të plotë dhe më të përsosur se sa Islamin. Në fakt unë nuk kam qenë në gjendje për të përmbushur boshllëkun tim shpirtëror nga fetë tjera.
Muslimani i kinez theksoi:
Bazuar në këto rezultate, unë e pranova fenë Islame duke e njohur si një fe që përmban karakteristika të shumta të veçanta ndër të cilat janë e vërteta, vëllazëria, barazia dhe drejtësia.
Ai paraqiti një vëmendje të veçantë ndaj Allahut dhe Imam Rizait, si një faktor efektiv në gjetjen e këtij besimi dhe vazhdoi:
Unë besoj se Islami është një fe e pasur, e vlefshme, Hyjnore dhe është detyra jonë për të mësuar mësimet e tij dhe të zbulojmë sekretet e saj të fshehura. Unë jam shumë i lumtur që kam zgjedhur rrugën e drejtë dhe unë nuk do të shprehu kurrë keqardhje për zgjedhjen time.
Qytetet fetare kanë tipare unike veçanërisht Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait ku vizitorët harrojmë të gjitha çështjet e kësaj bote. Kjo Xhami e Shenjtë, gjithashtu, krijon një entuziazëm të veçantë tek vizitorët, tha Aliu.
Në vazhdim të fjalës së tij, Aliu e paraqiti Iranin si një kampion i vërtetë i shoqërisë Islame dhe shtoi:
Për fat të keq mediat botërore kanë një mbulim shumë të keq dhe joreal në ngjarjet e Iranit dhe atë që ata e paraqesin është krejtësisht e ndryshme nga ajo që Irani është me të vërtetë.
Në fund të kësaj ceremonie, Udhëheqësia e Çështjeve të Vizitorëve Jo-Iranianë në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait ofroi disa dhurata kulturore duke përfshirë libra mbi Islamin, parimet e besimit, dhe një sexhade për muslimanin e ri.
Burimi: Astan Quds