Iraku

ISIS- prenë kokat e gjashtë militantët të tij për shkak se zbuluan vendndodhjen e drejtuesve të lartë

Grupi ekstremist ISIS të mërkurën ka  ekzekutuar gjashtë militantë të tij me akuzën për tradhti, pasi ata u akuzuan për rrjedhjen e informacionit të sigurisë ndaj koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Burimet lokale të informacionit  thanë  se ISIS-i ka arrestuar gjashtë prej anëtarëve të vet të sigurisë të departamentit të al-Hisba në qytetin e Mosulit në provincën veriperëndimore Ninive të Irakut.

Udhëheqja e  ISIS-it  dyshon se anëtarët e al-Hisba-s janë fajtor për rrjedhjen e informacionit konfidencial  për koalicionin perëndimore të cilët në sulmet ajrore kanë vrarë  këto ditë zyrtarët më të lartë të ISIS-it. Pas marrjes në pyetje, Gjykata e Sheriati në Mosul ka nxjerrë një vendim për të ekzekutuar publikisht gjashtë të dyshuar , tha aktivisti për media Abdullah al-Malla në Mosul, duke cituar një zyrtar të ISIS-it.

Gjashtë terroristëve iu pre koka përball dhjetëra zyrtarëve të ISIS-it  në  qendër të Mosulit, raportoi al-Malla.

Kjo vjen vetëm tri ditë pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripërtërinë sulmet ajrore të saj në selinë e ISIS-it në Irakun veriperëndimor, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra militantë, përfshirë edhe udhëheqësit më të lartë të ISIS-it.

Muhammad Ahmed al-Baxhxhari, kreu i operacioneve ushtarake të ISIS-it në Irakun veriperëndimore, u vra në një sulm ajror në qytetin Mosul të krahinës Ninive. Muhammed Ahmed Al-Baxhxhari u vra së bashku me disa luftëtarë të tjerë të ISIS-it. Ai kishte luajtur rolin kryesor në planifikimin e operacioneve ushtarake të ISIS-it kundër ushtrisë irakiane në afërsi të Mosulit, tha të shtunën drejtor i qendrës së medias së Ninive-s, Raafat al-Zarari.

Në një tjetër sulm të koalicioni thuhet se e kanë vrarë kreun e Policisë të ISIS-it [al-Hisba] në Mosul, të njohur si Hatim el-Taib Hamdouni.

Më shumë se 30 terroristë të ISIS-it u vranë në dy ditët e  fundit, duke përfshirë zyrtarë të lartë të ISIS-it si Hatim al Talib Hamdouni dhe el-Baxhxhari, tha aktivisti  i mediat lokale Farad Mirani.

ISIS-i dyshon se disa prej anëtarëve të tij ju kanë dhënë  informacione  forcave të koalicionit në lidhje me vende e fshehta e liderëve të grupit.