İslamofobe

Paneli i Islamofobisë flet për komunitetin e Shën Cloudit: Mos beso në Media, Islami është një fe paqësore

Një avokat i lartë në Minesota është duke i këshilluar njerëzit në Shën  Cloud që të mos frikësohen se komuniteti i tyre musliman po rritet. Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Andrew Luger mori pjesë në një panel mbi Islamofobinë, i cili ka  këshilluar njerëzit të mos besojnë mediat të cilat vazhdimisht thurrin, tjerrin lajme se kinse Islami është një fe e dhunës.  

Një panelist i tha audiencës: Islami është një fe paqësore, mos i dëgjoni  mediat.    

Andrew Luger  kërkoi pyetje të para-aprovuar nga publiku në një panel të viktimave të Islamofobisë, pyetjet përfshirë edhe atë `çfarë është  Islamofobia?, dhe duke kërkuar nga panelistët  për të shpjeguar pse refugjatët erdhën në Shën Cloud.

Një panelist shpjegoi, Shumica e emigrantëve apo refugjatëve që janë këtu, ata nuk vijnë këtu për shkak të zgjedhjes së tyre, ose për shkak se ata donin të vijnë këtu, ata janë fatlum që kanë arritur këtu.

Paneli e këshilloi komunitetin për të filluar për të pyetur refugjatët dhe imigrantët  me pyetje qëllimi është për të kuptuar më mirë kulturën e tyre, duke thënë:

Lëni supozimet anash, lëni Minnesotën tuaj të bukur  mënjanë, dhe thjesht bëni pyetje, sepse tek pytja fillon dialogu.

Anëtarët e publikut Alpha News folën pas diskutimit dhe ata thanë se ata dëshirojnë nëse ka mundësi të bëjnë më shumë pyetje, sikur për shembull  nëse komuniteti islamik në Shën Cloud është duke praktikuar Ligjin e Sheriatit.

Një qytetar thotë se ajo beson se ata nuk duan të sjellin çështjen lart, duke thënë: Ata nuk duan, gjithashtu, kjo çështje është rritur disa herë, dhe se unë e shoh si të rrezikshme.

Andrew Luger thotë se shpreson që të ketë më shumë ngjarje si kjo në muajt e ardhshëm në mënyrë që ne shpresojmë të përgjigjemi këtyre  shqetësimeve.