Pasojat e sulmeve vetëvrasëse në Bagdat
Më së paku 213 të vrarë, është bilanci më i ri i sulmeve vetëvrasëse në Bagdad, lajmëron AFP-ja, duke theksuar se kjo mund të konsiderohet gjer tani sulmi më vdekjeprurës gjer tani në këtë vend të përfshirë nga lufta gati 30 vjet. Për sulmin e djeshëm vetëvrasës përgjegjësinë e mori ISIS-i, në të cilin përveç 213 të vrarëve janë edhe më shumë se 200 tjerë të plagosur rëndë e lehtë. Zemërimi i opinionit publik në Bagdad po rritej, ndërsa më të zëshme janë edhe akuzat kundër qeverisë e cila nuk është në gjendje të mbrojë qytetarët dhe civilët e pafajshëm në Bagdad nga sulmet e shpeshta vetëvrasëse të kryera nga ISIS-i. Me qindra njerëz janë grumbulluar të dielën mbrëma në vendin e sulmit, duke demonstruar kundër qeverisë irakiane për shkak se nuk është në gjendje të mbrojë. Shpërthimet kanë ndodhur në vendbanimin shiit, në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë kohës kurrë rrugët ishin përplot të mbushur me te rinj dhe familje të tëra që kishin dal për nevojat e tyre të përgatitjes së Fitër Bajramit. Në mesin e viktimave janë edhe gra e fëmijë të shumtë, me dhjetëra viktima janë asfiksuar dhe djegur gjer në vdekje, ka kumtuar policia irakiane.
Kryeministri irakian Hajdar al Abadi ka shënuar sulmin dhe ka shpallur tri ditë zie për nder të viktimave pasi që e vizitoi vendin ku kanë ndodhur shpërthimet. Shumë irakian akuzojnë kreun politik për shkak të dështimit të sigurisë me ç’rast sasi të mëdha të eksploziveve arrijnë të kalojnë nëpër punktet e sigurive anembanë vendit.”Të gjithë politikan në Irak janë përgjegjës për shpërthime, duke përfshirë edhe kryeministrin Hajdar al Abadin. Nuk po mund të kremtojmë Fitër Bajramin. Në rast se nuk është ISIS-i, atëherë është Al Kaida, në rast se nuk janë këta të dy, atëherë janë politikanët e korruptuar të vendit”, thotë një grua irakiane në vendbanimin e së cilës u krye sulmi.”Ne jemi shënjestra, gjersa ata të sigurt qëndrojnë në pallatet e tyre. Ata janë të cilët e lejojnë ISIS-in të kalojë dhe të vret aq shumë njerëz këtu në Bagdat”. Jan Kubis, përfaqësues i Kombeve të Bashkuara në Irak, ka thënë se ky sulm është përpjekje e ISIS-it që të hakmerret për humbjet e pësuara në fushëbeteja”. Kjo është vepër frikacake e përmasave të papara, për t’u qëlluar civilët e pafajshëm në ditët e fundit të agjërimit të Ramazanit”, ka shkruar Kubisi në deklaratën e tij. Në shpërthimin e dytë të kryer të dielën më së paku janë vrarë pesë njerëz në tregun e vendbanimit shiit Al Shaab. Përkundër suksesit të duhur të ushtrisë irakiane dhe aleatëve në fushëbetejat kundër ISIS-it, ky grup i armatosur terrorist edhe më tutje po mundet të kryej sulme vdekjeprurëse në territoret larg linjave të frontit.