“Kafeteria e Vdekjes” në Serbi : 5 të vdekur, 20 të plagosur dhe një person në rrezik jete!
Në qytetin Zitishta në rrethin e Zrenjanit në Sërbi përcillen detajet e reja të masakrës të cilën e bëri burri xheloz në kafeterinë “ Macchiato” të premten mbrëma. Në këtë tragjedi me armën kallashnikov u vranë 5 persona 20 të tjerë u plagosën dhe një tjetër është në rrezik jete.
Gazeta BLIC njofton se sulmuesi ka është Sinisha Zlatic ,38 vjeçar që kishte hyr në kafeteri në orën 1:40 pasi e kishte vërejtur se gruaja e tij Dijana prej të cilës ishte ndarë para disa muajve, gjendej në atë vend së bashku me një shoqe të saj,. Pastaj ai kishte dalur nga kafiçi kishte bërtitur me të madhe “ të gjithëve do të ju vrasë ” .
Pas kësaj skene ai doli nga kafeteria dhe më pas u kthye me një kallashnikov në dorë , për të cilin policia tregon se nuk kishte leje të posedimit të armës) dhe kështu brenda 5 minuta bëri një makabër masakrash duke mbytur 5 persona , 20 të plagosur dhe një person në gjendje rreziku për jetë.
Qytetarët e shqetësuar nga kjo gjendje e tmerrshme e emëruan këtë kateteri “ Kafiç Smrti “ – “ Kafeteria e Vdekjes”