Perëndimi na sulmon haptas, ndërsa bisedon sekret me ne
Kryetari sirian Bashar al Asad në intervistën për televizionin australian Canberra Time ka thënë se sheh kontradiktat në deklaratat e zyrtarëve australian dhe qëndrimit zyrtar të qeverisë australiane kundrejt Sirisë, që është reflektim i standardeve të dyfishta e cila e karakterizon në përgjithësi politikën e Perëndimit.
“Perëndimi na sulmon neve politikisht, e pastaj dërgon zyrtarët e vet në mënyrë sekrete të punojnë me neve në fushën e sigurisë, duke përfshirë edhe qeverinë e juaj. Të gjithë këtë e bëjnë, pasi që nuk duan të shqetësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të vërtetë shumica e zyrtarëve perëndimor përsërisin atë që duan SHBA-të të dëgjojnë prej tyre”, ka deklaruar kryetari sirian në intervistën e dhënë për televizionin australian.
Nga fjalët e t’ia mund të konkludohet se politika zyrtare e Perëndimit edhe më tutje kërkon dorëheqjen e kryetarit sirian dhe refuzon të ndihmojë Sirinë në ndërprerjen e luftës, por”prapa dyerve të mbyllura” edhe më tutje mbajnë kontakte me qeverinë siriane dhe kërkojnë ndihmën e qeverisë së Bashar al Asadit në fushën e sigurisë.
Lidhur me dorëheqjen e tij, në fillim të marsit Asadi ka përsëritë se ”ai është i gatshëm të lëshojë detyrën e tij, në rast se është vullneti vetëm i popullit sirian”. Në të njëjtën kohë Siria udhëheq luftën e vet për pavarësinë e vendit të vet.
Rusia në shumë raste ka deklaruar se nuk e mbështet Bashar al Asadin personalisht:”por do që të ruhet qeveria legjitime dhe institucionet shtetërore, pasi që dihet se me largimin e Asadit, do të bie qeveria, do të rrënohen institucionet dhe ushtria, dhe Siria do të zhytej në kaos total sikurse që mbretëron gjendja aktuale ne Libi”.
Burimi: altermainstreaminfo.hr