Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Udhëheqësi kritikon revokimin e shtetësisë të Bahrejni të Shejh Kassemit

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei kritikoi ashpër revokimin e shtetësisë të një autoriteti të lartë fetar në Bahrejn, duke thënë se të rinjtë e Bahrejnit nuk mund të heshtin më.

Në Bahrein, një pakicë e pamëshirshme dhe arrogante është duke shtypur shumicën,. Dhe tashmë ka kryer një akt agresioni kundër dijetarit të zellshëm, Shejh  Isa Kassem.  Kjo është papërgjegjshmëri dhe marrëzi, tha të shtunën Udhëheqësi  Ajetullah Sejjid Ali Hamenei. 

Ajetullah Sejjid Ali Hamenei elaboroi  se ishte Shejh Kassemi ai që pengoi protestat masive në Bahrejin që ato mos të dalin jashtë kontrollit dhe të kalojnë në ekstremizëm,  sipas Press TV.

Këto budallenjtë nuk e kuptojnë se duke eliminuar  Shejh Isa Kassemin  do të thotë heqjen e pengesës para të rinjve të Bahrejnit,  përplotë do të dalin  kundër qeverisë. Asgjë nuk mund të heshtin  këto të rinjtë më, tha udhëheqësi,  Ajetullah Sejjid Ali Hamenei .

Bahrejni të hënën shfuqizuar shtetësinë e Shejh Kassemit , duke e akuzuar atë për mbjellje sektarizëm dhe dhunë.

Ministria e Brendshme e Bahrejnit pohoi në një deklaratë se Shejh  Kasemi ka kërkuar në mënyrë aktive  krijimin e një mjedisi sektar përmes lidhjeve të tij me fuqitë e huaja. 

Ministria e Brendshme e Bahrejnit pohoi se autoriteto fetar, Shejh Kassemi ka keqpërdorur pozitën e tij fetare për të çuar përpara një axhendë politike dhe për t’i shërbyar interesave të huaja.

Qendra për të Drejtat e Njeriut në Bahrejn tha në një deklaratë se vendimi ndaj një autoriteti të lartë musliman shiit është edhe një goditje për lirinë e fjalës dhe shprehjes në Bahrejn dhe është pjesë e një goditje e shkallëzuar për liritë dhe të drejtat.

Ajo i bëri thirrje qeverisë  që menjëherë dhe pa kushte të rikthejë shtetësinë e Shejh Kassemit dhe të gjithë ata që janë prekur, duke thënë se kishte evidencë të dokumentuar të paktën për 261 raste që nga viti 2012.