Në Pejë u organizuar manifestimi paqësor për Palestinën në krye me dr. Numan Baliqin SDA
Në ditën e 25 të Ramazanit e emërtuar si “ Dita e Kudsit” edh enë Kosovë në qytetin e Pejës u organizua manifestim paqësor me qëllim të të shënuarit të ditës së 25 të Ramazanit..
Ky manifestim, protestim dhe ngitje e zërit në mënyrë shumë civilizuese u organizuar nga partia bosnjake SDA të cilët mbajtën një shëtitje paqësore. Këta dhjetëra pjesëmarrësve të pranishëm të bërë thirrje për paqe dhe respekt për vlerat islame dhe vendet e shenjta islame në botë.
Slogani kryesor që ka thënë: Islami është paqe dhe jo terrorizmi dhe Liri për Palestinën ', këto ishin mesazhe të fuqishëm që u janë dërguar nga Kosova për tërë botën, që të mos barazojnë Islamizmin dhe terrorizmin si dhe të tregojnë se muslimanët nuk e kanë harrur vendin e shenjtë 'Mesxhidul Aksa në Palestinë, dhe se besimtarët do të vazhdonte të protestojnë dhe të ngrisin zërin kundër shtypësve, terroreve sepse këto vende e njerëz janë të përmendura në Kur'an e shenjtë .
Pjesëmarrësit e kësaj proteste që ishin nga Vitomirica, Dobruse, Banja, Pejë, Dubrova, dhe nga disa rajone tjera të Pejës, qëndruan në mënyrë dinjitoze në sloganet e tyre dhe pastaj në iftarin e përbashkët gjithashtu u fol dhe u diskutua prë krimin e fundit që ndodhi në Turqi.
E gjithë kjo ndodhi në Pejën e Kosovës, por vlen të cekim se një numër i madh i muslimanëve në botë e përkujtojnë këtë dhimbje të Palesitës dhe popullit Palestinezë duke organizuar protesta , manifestime tani më tradicionale për të përkrahur popullin e shtypur e të viktimizuar të Palestinës nga ana e krimeve dhe terroreve izraelite.