Mbreti Suadijan kërkon bashkëpunim me muslimanët shqiptarët
Kryetari i Komunitetit
Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, i shoqëruar nga Drejtori i Haxhit
dhe Koordinimit me Botën Islame, z. Hamdi Çurri, zhvilluan një vizitë
disaditore në Arabinë Saudite, me ftesë të mbretit Selman Bin Abdul Aziz.
Pas kryerjes së ritualit të umres, kryetari Bruçaj, zhvilloi një vizitë me
ministrin e çështejve fetare, Sheih Salih bin Abdulaziz Al Al-Sheih, si dhe me
kabinetin e kësaj ministrie. Në takim u bisedua mbi mundësinë e bashkëpunimit
në fusha dhe çështje të ndryshme të myslimanëve shqiptarë.
Kryetari Bruçaj bashkë me përfaqësuesit fetarë të rreth 20 vendeve të ndryshme
të botës, morën pjesë në një iftar me mbretin e Arabisë Saudite.