Sejjid Hasan Nasrallah

Sejjid Hassan Nasrallah: Sjellja e regjimit të Bahrejnit kundër Shejh Kassem e 'rrezikshme'

Udhëheqësi i Lëvizjes së Rezistencës ‘Hizbullah’ , Sejjid Hassan Nasrallah
Udhëheqësi i Lëvizjes së Rezistencës ‘Hizbullah’ , Sejjid Hassan Nasrallah

Udhëheqësi i Lëvizjes së Rezistencës ‘Hizbullah’ , Sejjid Hassan Nasrallah, në Liban e ka përshkruar sjelljen, lëvizjen e regjimit të Al Khalifa për t’i heqë  shtetësinë udhëheqësit të muslimanëve shiitë, Shejh Isa Kasem është një masë e rrezikshme.

Duke iu drejtuar një ceremoni të mbajtur të premten për të përkujtuar dëshmorin, komandantin e Hizbullahut,  Mustafa Badreddin, Sejjid Hassan Nasrallah i vjen keq që regjimit në  Manama, Bahrejn, shtypë me dhunë   demonstrata paqësore dhe legjitime të popullit, hedh poshtë thirrjet e opozitës për dialog dhe kërkon për të izoluar udhëheqësit fetarë dhe dijetarët.

Ai tha se këto masa janë të diktuara nga regjimi i Mbretërisisë Saudite -Al Saud, sepse Rijadi është i frikësuar në perspektivat e dialogut të suksesshëm e me popullin e Bahrejnit,  i cili  do të thotë se qeveria duhet  gjithashtu të kryej reformat.

Sejjid Hassan Nasrallah theksoi se Shejh Kassemi është i denjë për të fituar çmimin Nobel për Paqe, sepse ai dhe të tjerë si ai penguan demonstratat kundër -regjimit të Bahrejnit të marrin kahje të dhunshme.  

Ai theksoi se bashkësia botërore është e detyruar për të parandaluar vendimin e regjimit në Manama kundër Shejh Kassem për ta zbatuar.

Të hënën, Ministria e Brendshme e Bahrejnit akuzoi  Shejh Kassemin, autoriteti fetar musliman shia më i shquar në Bahrejn, i cili kinse ka kërkuar  krijimin e një mjedisi sektar përmes lidhjeve të tij me fuqitë e huaja.

Ky veprim ka ngritur frikën e trazirave të mëtejshme në shtetin e vogël, Bahrejn, në Gjirin Persik që tashmë  është skena e demonstratave të rregullta kundër -regjimit.

Masa e fundit nga regjimi Bahrejnit kundër autoritetit fetar musliman shiit erdhi më pak se një javë pasi Ministria e Drejtësisë e Bahrejnit i ka pezulluar të gjitha aktivitetet e  Shoqatës Kombëtare Islamike al-Wefak, që  është  grupi kryesor opozitar në Bahrejn.

Mbretëria e Bahrejnit , gjithashtu, ka shpërbërë  dy grupe të tjera të opozitës, përkatësisht, grupin  al-Taviya dhe Shoqatën Islame  al-Risala.

Sekretari i Përgjithshëm  i Shoqatës Al Wefak, Shejh  Ali Salman është  në në burg që nga dhjetori i vitit 2014 nën akuzat për përpjekje për të përmbysur regjimin dhe për bashkëpunim me fuqitë e huaja, të cilat ai i ka mohuar. 

Që nga mesi i muajit shkurt të vitit 2011, Bahrejni, një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Gjirit Persik, ka qenë dëshmitarë  i protestat pothuajse të përditshme  me kërkesën që familja mbretërore sunduese të heqë dorë nga pushteti.

Regjimi  i Al Khalifah është e angazhuar në një goditje të ashpër ndaj disidentëve dhe diskriminimit të gjerë kundër shumicës muslimane shiite të vendit. Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur apo të arrestuar në këtë shtet, mbretëri, ishull, në Gjirin Persik.