Palestine

Çlirimi i Palestinës nuk është një ëndërr, do të ndodh me siguri

Imami sunni i Namazit të Xhumasë në Mouchesh ka theksuar rëndësinë e Palestinës në Islam duke nxitur muslimanët për të përkrah popullin e vuajtur të Palestinës kundër regjimit sionist.

Imami sunni i Namazit të Xhumasë i Mouchesh, Mamousta Ikbal Bahmani në një intervistë ekskluzive me Agjencinë e Lajmeve Takrib (ANT) ka vendosur theksin mbi rëndësinë e Palestinës në fenë Hyjnore Islame e cila është e dukshme nga referencat e shpeshta në Kur’an dhe hadithet e Pejgamberit Muhammed (a.s.).

Jerusalemi apo Al-Kudsi  është i pari, për nga nga rëndësia nga perspektiva Islame, vuri në dukje Mamousta Ekbal Bahmani duke theksuar se rëndësia e tij fetare është sepse ka qenë Kibla apo Drejtimi i parë  drejtë të cilit Pejgamberi Muhammed (a.s.) bashkësia e hershme e muslimanëve u drejtoheshin për namaz.

Xhamia Al-Aksa e njohur edhe si Bejt ul -Makdis në Palestinë ishte qendra e Miraxhit të Pejgamberit, Muhammedit (a.s.). Duke pasur parasysh se, Imami Mamousta Ikbal Bahmani bëri  me shenjë se në Ditën e Al-Kudsit  duke u bërë thirrje muslimanëve për të Mbajtur Ngjarjen Ndërkombëtare në solidaritet me popullin e shtypur palestinez.

Dita Ndërkombëtare Al Kudsit duhet të jetë simbol i Unitetit në Botën Islame dhe populli iranian  e ka për detyrë për të marrë pjesë në këtë ngjarje pavarësisht nga prirjet e tyre politike, theksoi Imam Sunni i Namazit  të Xhumasë, Mamousta Ikbal  Bahmani i Mouchesh.

Sipas Imamit, Mamousta Ikbal Bahmani, sionistët janë armiqtë më të këqinj  dhe më të rrezikshëm të muslimanëve.

“Çlirimi i Palestinës nuk është një ëndërr, kjo do të ndodhë me siguri, ka përfunduar Imami  i Namazit të Xhumasë në  Mouchesh.

Dita Ndërkombëtare  Jerusalemit –Kudsit  ishte ideja e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Imam Humejnit, i cili është nderuar si një udhëheqës shpirtëror nga myslimanët në të gjithë botën.

Ngjarja vjetore është parë si një mundësi për njerëzit e lirisë, duke kërkuar në të gjithë botën, pavarësisht nga besimi, që të shprehin mbështetjen e tyre për çështjen e Palestinës dhe të shprehin zemërimin e tyre kundër regjimit të aparteidit të Izraelit, që ka pushtuar territoret palestineze që nga viti 1967.

S'është nevoja të thuhet, Al-Kudsi  (Jerusalem) ka lidhje të forta  emocionale për muslimanët në të gjithë botën. Jerusalemi apo Al-Kudsi  është konsideruar si qyteti i tretë më i shenjtë në Islam, pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite.