Ulemaja e Bahrejnit: Regjimi i shpalli luftë muslimanëve shia
Në një deklaratë të lëshuar të martën, Ulamaja e Bahrejnit konsideron se zhvillimet e fundit janë si një deklaratë lufte mbi opozitën politike paqësore, mbi vullnetin e popullit dhe aspiratat, mbi ekzistencën kulturore dhe fetare të sektit Shia në Bahrejn.
Dijetarët fetarë (ulemaja) denoncoi represionin, aktet terroriste të praktikuara nga autoritetet kundër popullit dhe udhëheqësve të tyre fetarë dhe politikë në kuadër të komentimit të regjimit për të të pezulluar aktivitetet e Shoqatës Kombëtare Islamike të al- Wefak dhe të shpërndajë shoqatat islamike al-Tawiya dhe al-Risala.
Deklarata shtoi se përshkallëzimi terrorist i regjimit reflekton qasjen e saj të palogjikshme dhe sektare, si dhe politikën arrogante përball njerëzve të qetë dhe shtypur të cilët kërkojnë nga autoritetet dhënien e të drejtave të tyre legjitime.
Regjimi gabon nëse mendon se akte të tilla shtypëse mund të zhdukin lëvizjen popullore, dhe shoqata al-Wefak nuk është seli e thjeshtë që mund të mbyllet ose një numër i njerëzve që mund të arrestohen, por ajo reflekton vullnetin e popullit, lëvizjen e tyre dhe ambiciet , sipas deklaratës e cila gjithashtu përshëndeti rolin jetik të shoqatës al-Tawiya në zhvillimin e dritës së mendimit në Bahrejn.
Ulemaja e Bahrejnit në fund pohoi se lëvizja popullore do të vazhdojë për shkak se ajo është e bazuar mbi baza fetare dhe humane pavarësisht nga të gjitha praktikat e regjimit të cilat do të përforcojnë bindjen popullore për nevojën e ndryshimit dhe të reformës.
Burimi: Al-Manar