Zarif : terrorizmi është një kërcënim global dhe të gjithë duhet ta luftojnë atë
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi ashpër shpërthimet terroriste në aeroportin Ataturk të Stambollit në Turqi.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, sot (të mërkurën) në llogarinë e tij në Twitter reagoi ndaj shpërthimeve terroriste të së martës mbrëma në aeroportin e Ataturk të Stambollit dhe deklaroi se terrorizmi është një kërcënim global dhe të gjithë duhet ta luftojnë atë. Terrorizmi me këto shpërthime edhe një herë tregoi imazhin e tij të keq.
Dhuna ekstremiste është një kërcënim global dhe të gjithë së bashku duhet ta luftojmë atë,- shtoi ndër të tjera z. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm iranian. Vlen të theksohet se sipas burimeve informative, nga tre shpërthim që ndodhen në aeroportin Ataturk të Stambollit, të paktën 31 persona janë vrarë dhe 147 të tjerë janë plagosur. Policia e Turqisë ka deklaruar se dëshmitë e para tregojnë grupi terrorist ISIS mund të ketë rol shpërthimet që ndodhen në aeroportin Ataturk të Stambollit.