Dyfytyrësitë e Hoxhallarëve në Kosovë, vehabizmi nëpër xhamit të BIK-ut
“Ki kujdes, qiti duart të veshtë, se këta të Bashkësisë Islame janë këtu, edhe po vërehet e për qeta janë këtu”, dëgjohet teksa imami Fadil Musliu i thotë një imami tjetër.
Në një video të siguruar nga momenti i nisjes së riteve fetare në xhaminë e kësaj lagjeje në kryeqytet, shihet sesi imami i kësaj xhamie Fadil Musliu, udhëzon një tjetër imam që si ta bëjë lutjen. Praktikuesit e riteve islame në xhaminë e lagjes “Mati 1” shohin lloje të ndryshme të kryerjes së riteve fetare ose lutjeve.
Dallimi është tek një detaj që i dallon rrymat e islamit, sidomos atë vehabiste dhe arsye e kësaj dyftyrsie është sepse ishin pjesëtarë nga Bashkësia Islame e Kosovës, nën ombrellën e së cilës funksionon kjo xhami.
Mënyra e faljes duke ngritur duart në namaz tek veshët i përket rrymës salafiste në islam ndërsa forma tjetër në të cilën duart vendosen tek gjoksi janë elemente të vehabistëve.
Përndryshe hoxhë Fadil Musliu është ligjëruar i rregullt në kanalin televiziv PEACE TV , Në Radio Pendimi si dhe në xhamin MATI1 si imam i rregullt ku dhe në kuadër të xhamisë ka ojq – Qendra për Studime Islame Më gjerësisht në portalin Fol Tash.