Turqi

Letra e Erdoganit për Putinin , përpjekje për të mbuluar pajtimin me regjimin sionist

Koincidenca e publikimit të lajmit për dërgimin e letrës së Erdognit  për Putin me kërkesë të normalizimit të marrëdhënieve me Rusinë me përmirësimin e marrëdhënieve të këtij vendi me regjimin sionist është analizuar nga ekspertët dhe analistët si përpjekje e Ankarasë për të mbuluar pajtimin e Ankarasë me regjimin sionist.

Mediat e Turqisë deklaruar se Rexhep Taip Erdogan me anë të një letre dërguar Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, ka kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zgjerimin e bashkëpunimeve në rajon dhe në luftën e përbashkët me terrorizmin.

Publikimi i këtij lajmi në mediat dhe kanalet televizive të Turqisë u bë shkak që të largohet plotësisht nga vëmendja çështja e pajtimit të këtij vendi me regjimin sionist e cila për disa ditë ishte për çështje e ditës në Turqi dhe kishte shkaktuar protesta të ashpra të qarqeve islamiste në Turqi.

 Kjo është për arsye se populli i Turqisë për shkak të problemeve ekonomike sidomos në industrinë e turizmit dhe bujqësisë, kërkonin përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë. Kanalet televizive të Turqisë menjëherë organizuan tryeza dhe ftuan ekspertë të marrëdhënieve të jashtme dhe diskutuan të armën e marrëdhënieve të Turqisë me Sirinë.

Kjo është në kohën kur shumica e ekspertëve dhe disa media të Turqisë besojnë se Turqia pavarësisht se mund të përmirësojë marrëdhëniet tregtare ekonomike të saj me Rusinë, mirëpo mosmarrëveshjet në lidhje me Sirinë, Ukrainën, bashkëpunimin e Turqisë me Arabinë Saudite dhe Katarin në çështjet rajonale janë problematika të rëndësishme që pengojnë zgjerimin e bashkëpunimeve politike mes dy vendeve.