Turqi

Dënimi i Turqisë për mosbindje

Një diplomat i pensionuar e quajti politikën turke ”ujë të thellë”
duke aluduar në mundësinë që atë që jemi në gjendje të mësojmë nga mediat dhe shtypi, paraqet vetëm majën e kodrës së akullt krahasuar në luftën e padukshme e cila është duke u zhvilluar në Turqi dhe rreth saj. Ajo aspak nuk është befasuese pasi që është fjala për pjesën gjeostrategjike të Evroazisë, kontrolli i së cilës përcakton edhe kontrollin e pjesës së mbetur të botës. Afera e  korupcionit e kohës së fundit e shfaqur në Turqi është shfrytëzuar nga ana e Lëvizjes Hizmet dhe Fetullah Gylenit të diskreditohet dhe të rrëzohet qeveria e Erdoganit e cila gjatë dekadës së kaluar e ka pozicionuar Turqinë në mesin e16 ekonomive më të zhvilluara botërore, gjatë së cilës kohë edhe Lëvizja e Hizmetit ka përjetuar lulëzimin dhe lirinë e saj më të madhe të veprimit gjatë ekzistencës së saj.
 
      Arsyeja e vërtet e dënimit të Turqisë për mosbindje, vjen nga fuqitë ndaj të cilëve politika e saj ka qenë e dëgjueshme dhe e subordinuar. Në rast se vërtetohen se këto akuza janë të bazuara, atëherë kjo do të shpie Turqinë në një formë modeli të ri e të vjetër të autoritarizmit, të cilin do ta karakterizojë ideologjia politike ndryshe. Fjala është për të njëjtën qeveri, e cila gjoja po bëhet më pak e ndjeshme për kërkesat e arsyeshme të qytetarëve të vet,  të cilin kryeministrin e akuzojnë për sjelljen e tij autoritare dhe prirjen  e tij për teoritë e komploteve, burgosjen dhe dëbimin e gazetarëve, kontrollin e internetit, kufizimin e sferave të veprimit të shoqërisë civile dhe forcimin e  pushteti ekzekutiv. Mendimet e ekspertëve lidhur me këto çështje janë të ndara, ndërsa situate në Turqi është e brishtë dhe delikate. Ndonëse, mendoj se nuk bëhet fjalë për diktaturë dhe masa represive, por për hapa të ndërmarra  të cilët sipas Erdoganit janë të domosdoshme, që në Turqi të mos përsëritet skenari libian apo sirian. Liria është vlerë e patjetërsueshme, por rregulli dhe sigurimi është më prioritare se liria, e cila do të mund të hap dyert anarkisë.
 

         Mënyra e udhëheqjes së politikës së saj të jashtme e ka sjell më së shumti nën llupën e aleatëve të saj të fuqishëm. Që andej konflikti në relacionin AKP-Hizmet nuk ka ardhur pa paralajmërim, duke pas parasysh se protestat antiqeveritare të 1 qershorit 2013 në lidhje me parkun Gezi në Stamboll si dhe afera korruptive e cila ka rezultuar me dorëheqje të disa ministrave kyç dhe largimi  i të tjerëve nga detyra, nuk kanë qenë dukuri të izoluara dhe jo të lidhura, porse varg logjik i ngjarjeve. Për këtë shkak raporti i Erdoganit me kritikët e tij, sikurse të brendshmit ashtu edhe të jashtmit, i përgjigjej më së miri deklarata e tij :” Nëse jam paranoik, nuk do të thotë që ata kundër meje të mos kenë bërë komplot”.

 

         Kundër politikës turke, të cilin e udhëheq kryeministri Erdogan dhe ministri i tij i punëve të jashtme Ahmet Davutoglu, janë çuar peshë elitat botëror, para se gjithash SHBA-ja. Arsyet janë komplekse, të shumta dhe nuk janë sekret, pasi që për të ekzistojnë deklarata të shumta dhe të dhëna

të mjaftueshme në fushën publike.  

 

         Simpatitë e hapura dhe mbështetja e qeverisë së Erdoganit qeverisë së Hamasit në Gazë të Palestinës,  të cilët nuk kanë shkuar për dore Izraelit, është arsyeja e dytë për të cilin kritikohet Erdogani. Mbështetja pa masë e Erdoganit kryetarit të përmbysur të Egjiptit Muhamed Mursit dhe lëvizjes politike të Vëllazërisë Myslimane, dhe kundërshtimi i tij i fortë kundër grusht shtetit të kryer ushtarak  në atë shtet, kanë has në kundërshtime te forta të shteteve të forta dhe me ndikim rajonal, sikurse që është Izraeli dhe Arabia Saudite, por edhe shteteve tjera të pasura të gjirit Persik. Përjashtim bënë vetëm Katari i cili tërë kohën e ka përkrahur qeverinë demokratike në Egjipt si i vetmi shtet që ka qëndruar pran Turqisë.

 

         Pasi që flota humanitare Mavi Marmara ka provuar që të ofrojë ndihmën humanitare Gazës së bllokuar, ndodhi një masakër i përgjakshëm të cilin e kreu Izraeli, me ç’rast janë vrarë 9 humanitar turq, marrëdhëniet në mes Turqisë dhe Izraelit kanë rënë në nivelin më të ultë. Gjer atëherë, Turqia dhe Izraeli kanë qenë aleatë më të afërt në Lindjen e Afërt. Aleanca e tyre ishte aq thellë sa që kanë shkëmbyer shënimet informative më delikate, ndërsa avionët izraelit kanë qenë  të stacionuar në kufirin me Iranin. Arsyeja tjetër ishte edhe politika turke në Siri, e bazuar në principet morale dhe humanitare dhe nga frika e pasojave të separatizmit kurd. Politika turke ndaj Sirisë ka qenë e vendosur në premisën që regjimi i Asadit nuk do të mund një kohë të gjatë të mbijetojë në rast se ndaj tij përdoret fuqia e fortë ushtarake. Kjo politikë ka përjetuar disfatë, shpinën ja ka kthyer edhe Amerika e cila nga fillimi jo vetëm që ka përkrah por edhe kanë insistuar në të. Politika  turke është shpallur sektare,ndërsa qeveria e saj është akuzuar që është duke favorizuar faktorin sunit në dëm të pozitave politike shiite në rajon. Turqia duke këmbëngulur në politikën morale të parimeve të drejtësisë e ka humbur mbështetjen e Arabisë Saudite dhe fqinjëve të saj. Kjo automatikisht ka sjell si pasojë ndërprerjen e kontratave punuese të cilët vlerësohen në qindra miliard dollar, që në të vërtetë solli edhe dobësimin e ekonomisë turke. A është Turqia e gatshme të paguajë këtë çmim të lartë për politikën e saj të bazuar në idealizëm dhe në parime morale apo do të duhej të gjunjëzohet dhe të pranojë diktatin e monarkive reakcionare arabe dhe të Izraelit, të mbështes grusht shtetin ushtarak në Egjipt dhe të pështyjë në vlerat demokratike të saja që arriti të realizojë në shtetin  e vet kundër kemalizmit, është çështje për të cilin është i ndarë opinioni turk, por edhe garnitura politike udhëheqëse e saj.

 

Erdogani nuk është një lider i cili lehtë do të përkulet. Përveç tjerash ai ka një mandat të forte demokratik i cili ia jep me të drejtë të tregojë lidershipin dhe qëndrueshmërinë, të cilin ai edhe e bënë. Këtu duhet nënvizuar me të drejtë paralelen me SHBA-të. Idealistët amerikan krenohen me vlerat e tyre demokratike  dhe duan që të zgjerojnë edhe në pjesën e mbetur të botës. Për të realizuar atë shpeshherë edhe përdorin forcën ushtarake, në rast se  përputhen me qëllimet e tjera të tyre. Në pyetjen e John Pilgerit, Madeleine Albright, kohë më parë i është përgjigjur në këtë mënyrë: ” se si sanksionet e SHBA-ve kundër Irakut janë  shpaguar, edhe me çmimin  e rrezikut që gjysmë milion fëmijë të Irakut të vdesin nga pasojat e sanksioneve të ndërmarra kundër Irakut”. Albrightja këtë veprim jo moral të qeverisë së vet u përpoq ta arsyetojë me çdo çmim. Agresionin në Irak të administratës së Bushit dhe Blerit nuk kanë mundur të ndalin as miliona protesta kundër luftës të mbajtur në shtetet e tyre.

 

         Kryetari turk Abdullah Gyl, edhe pse i posedon vlerat identike morale, ka një çasje tjetër, çasje pragmatike, kur është fjala për politikën  e jashtme. Ai është realist dhe beson që politika turke duhet të respektojë realitetin, edhe atëherë kur është jo e drejtë dhe mizore. Ai beson që politika duhet të jetë e bazuar në artin e të mundshmes, e jo sipas dëshirave të cilat janë të pamundur të arrihen duke marr në konsideratë rrethanat e ndërruara strategjike. Për atë arsye Gyli në sytë e shteteve perëndimore, por edhe të oligarkive të pasura arabe, paraqet opsionin pranues për kryetarin e ardhshëm të Turqisë. Ekzistojnë edhe spekulimet se Erdogani është i frikësuar nga kjo mundësi, që në rast se vërtetohet mund të sjell destabilizimin e mëtutjeshëm të AKP-së.

 

         Turqia gjatë dekadës së fundit ka arritur të bëhet faktor serioz politik dhe ekonomik në Lindjen e Afërt, Ballkan, dhe në Azinë e Mesme. Pozicioni i saj i pa ndryshuar gjeostrategjik, i ndihmuar me zhvillimin brilant ekonomik, me ekspansionizmin e qetë i cili është i bazuar në shkëmbimin ekonomik dhe tregtar si dhe bashkëpunimin kulturor ndaj shteteve të jashtme, dhe arritjen e hapave të çmuara në planin e demokratizimit të brendshëm, ia kanë siguruar një prosperitet, reputacion, respekt, por edhe vetëbesim. Pikërisht ky vetëbesim e ka inkurajuar kreun e AKP-së që të dalë nga shablloni i deritanishëm dhe të tejkalojë  rolin e saj strategjik të subordinuar e cila ka qenë Turqisë më parë e caktuar dhe gjatë gjithë kohës e dirigjuar me imperativat dh nevojat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në atë moment kur Turqia  shprehu guximin të udhëheq politikën autentike të pavarur të politikës së jashtme,  bazuar në vlerat vetanake morale, kulturore civilizuese, vlerave  dhe qëllimeve të saja nacionale, u bë lëndë e shqetësimit për Washigtonin dhe froneve të Lindjes së Afërt, të cilët pa hezitim ndjekin dhe servisojnë politikën e SHBA-ve. Ajo që edhe më shumë e ka nervozuar administratën amerikane ishte vendimi i qeverisë së Erdoganit lidhur me furnizimin e sistemeve antiraketore  nga Kina në tetor të vitit të kaluar. Si anëtare e NATO-së,  Turqia në sytë e aleatëve të saja të fuqishëm, ka tejkaluar  norma të vlefshme,të cilit ia ka dhënë hegjemoni global. Situata nëpër të cilën SHBA-ja nuk ka dashur të kalojë heshturazi, e të mos reagoj, kanë qenë transaksionet tregtare të cilat Turqia i ka pas me Iranin nëpërmjet Halk Bankës. Ambasadori amerikan në Ankara Francis J.Ricciardone i cili me kohë ia ka tërheqë vërejtjen, në një takim të mbyllur me kolegët e vet ambasadorë kishte deklaruar:” që së shpejti perandoria do të nis të shembet”, të cilin e ka demantuar më vonë.

 

         Benzinën në  zjarr e  hodhi edhe lajmi që Erdogani gjatë vizitës në Kinë, ka kërkuar edhe pranimin e plotë  të Turqisë në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait (SCO), duke marrë parasysh që edhe Rusia është anëtare fuqiplotë e saj, një organizatë multiratelare shumë e rëndësishme , e cila nuk është vetëm një union ekonomik, porse edhe një platformë e sigurisë, dhe me këtë rivali global Amerikës, pasi që e kundërshton hegjemoninë amerikane në Azi. Në qershor të vitit të kaluar, Erdoganit, me protestat  lidhur me Gezi parkun, iu është dërguar sinjali që aventurat e këtilla të Erdoganit nuk do të mund të lejohen rastit. Pasi që kjo nuk ishte e mjaftueshme është aktivizuar mekanizmi i Lëvizjes së Hizmetit, për të cilin Ursula Spuler-Stegemann nga Univerziteti i Marburgut në Gjermani ka deklaruar se Hizmeti është një lëvizje islame më e rëndësishme por edhe më e rrezikshme.

 

         A do të mund të rezistojë tani, politika e pavarur turke, e shtrënguar nga të gjitha anët me presione nga jashtë por edhe me përkrahësit  e tyre brenda Turqisë, do të tregojnë zgjedhjet lokale që do të mbahen në mars të vitit 2014, si dhe zgjedhjet presidenciale të cilët janë paraparë të mbahen në përfundim të vitit 2014.

 

Burimi: Al Jazeera                                                Osman Softiç

 

Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në Sidnej. Merret, me analizën dhe hulumtimin e çështjeve globale ekonomike dhe politike me vështrim të posaçshëm në Azinë Juglindore dhe rajonin e Pacifikut.