Iraku

Forcat irakiane rimarrin disa lagje në Ramadi

Forcat irakiane kanë dëbuar militantët nga më shumë vise, gjithashtu, janë duke bërë përparime kundër forcave të el – Kaides në  në provincën perëndimore të Anbar-it.


    Sipas raporteve, Gjeneral Lejtnant Ali Ghaidan Mexhid,  Komandanti i Forcave Tokësore të Irakut, deklaroi se forcat e sigurimit morën nën kontroll disa lagje në kryeqytetin e provincës në Ramadi, pas ditëve të përleshjeve të rënda në qytet.


    Forcat qeveritare po përgatisin një sulm të gjerë në qytetin fqinj të Falluxhës – jo shum larg nga kryeqyteti, Bagdad.


    Terroristët e të ashtuquajturit Shtetit Islam i Irakut dhe Levant ( ISIL), një grup terrorist i afërt me el-Kaidën, mbajnë ende pjesë të qytetit.


    Zyrtarët e Mbrojtjes të Irakut thanë se aeroplanët luftarakë dhe artileria kanë në shënjestër të vazhdueshme lagjet në veri të Falluxhës.
     Ushtria ka qëndruar kryesisht jashtë qytetit Falluxha duke patur nën kujdes viktimat civile dhe dëmtimet e rënda të pronës.


     Përparimi i vazhdueshëm i Ushtrisë  Irakiane vjen mes eksplodime  të vazhdueshme me bomba që tronditën zonat në dhe rreth Bagdadit . Sulmet kanë lënë të paktën shtatë të vdekur.