Turqi

Gjaku i shehidëve nuk është për shitje

Vajza e shehidit të Mavi Marmarasë Cengiz Songürit, Meryem Songür,

në rrjetin sociale të Facebookut ka postuar këtë përmbajtje  lidhur me marrëveshjen e arritur në mes Turqisë dhe Izraelit për normalizimin e marrëdhënieve në mes tyre:

“Më falni, më falni! Thoni marrëveshje me Izraelin? Jo, prej fjalëve të shqiptuara  nga goja, veshët e juaj të shurdhër nuk dëgjojnë? Sytë e juaj të verbër nuk shohin ! Katil Izraeli gjer tani cilin fjalë e mbajti? Cilat kushte i ka zbatuar? Do ta hjek bllokadën, do të kërkoj falje, do ta paguaj dëmshpërblimin, blla, blla! Zotërinj ju kënd e pyetët? Ju çfarë bëni athua! Zot të  fjalës janë poseduesit e gjakut. Unë as që pranoj kompensimin, as faljen as marrëveshjen. Gjaku i shehidëve(dëshmorëve) tanë nuk është për shitje!Ashtu sikurse  krenaria e popullit palestinez nuk është në shitje. Në të vërtet hiq pa shkëput marrëveshjet  Tel Aviv-Ankara, keni sjell vendimin për fillimin e tyre. Për këtë gjendje zërin që ngritin myslimanët dhe populli i Turqisë a mendoni se do të heshtin për këtë marrëveshje? Pastaj një varg kushtesh menduat se Izraeli do të pranojë!

Vëlla, ngrite zërin! Bllokada e vëllezërve të juaj po vazhdon, Palestina akoma është nën zjarr . Nëpër rrugicat  intifada vazhdon, dhe këngët e lirisë nga gjuhët e fëmijëve të Gazës lart po dëgjohen. Ju duke  vendos nënshkrimet e marrëveshjes, fëmijët palestinez iftarin e tyre me një gllënjkë ujë dhe hurmë po e bëjnë. Ju duke vendos nënshkrimet e marrëveshjes, në Gaza për të shpëtuar djalin nga ushtarët izraelit nëna palestineze reziston. Ju duke vendosur nënshkrimin në marrëveshje, nën masat e torturimit e bën syfyrin një baba palestinez. Ju duke vendos nënshkrimet e marrëveshjes, unë akoma jam jetime!

Si nuk i shihni këtë që bëjnë njerëzit tanë. Nuk mund të paramendoj. Jo, mendja ime as që do ta pranojë! Por ta dini, drejtësia më e bukur pa shybe në ditën e Ahiretit do t’ju gjej.

Pashë Allahun! Ty të transferoj të gjithë diktatorët zullumqar dhe të gjithë ata që nuk ngritin zërin e tyre kundër zullumit”.

Burimi: İslami Analiz