Turqi

Marrëveshja do të thotë zyrtarizimi i bllokadës së Gazës

IHH-ja publikoi një kumtesë lidhur me marrëveshjen e arritur për normalizimin e marrëdhënieve në mes Turqisë dhe Izraelit. Në këtë kumtesë të publikuar IHH-ja prezantoi 15 pikat e saja me të cilin kundërshton këtë marrëveshje të arritur në mes Turqisë dhe Izraelit për normalizimin e tyre:

1.     Lidhur me bllokadën e Gazës dhe Mavi Marmarasë kurrfarë ndryshimi të qëndrimeve tona rreth saj nuk kemi.

2.     Bllokada e Gazës është jo ligjore dhe është një krim kundër njerëzimit. Kjo shkelje ligjore sa më parë duhet të ndërpritet.

3.     Bllokada e Gazës do të thotë ndërpritje me dhunë të qarkullimit të lirë të mallrave dhe njerëzve.

4.     Bllokada dhe embargoja nuk janë send i njëjtë. Nuk duhet të ndërpritet embargoja por bllokada.

5.     Qarkullimi nëpërmjet limanit të Ashtodit nuk do të thotë zbutje të bllokadës por do të thotë njohje zyrtare e saj.

6.     Kjo gjendje e arritur do të çojë bllokadën e Gazës drejt njohjes zyrtare të saj.

7.     Për nevojat e popullit të Gazës hyrja dhe dalja do të duhej bërë nëpërmjet portit drejtpërdrejtë në Gazë.

8.     Me këtë marrëveshje mundësohet se në Gazë çështja qenka vetëm e ndihmave humanitare për njerëzit e bllokuar.

9.     Në Gaza ndihma humanitare për njerëzit është vetëm një pjesë e ankthit, çështja kryesore e Gazës është fokusimi tek liria e saj.

10.                        Në Gaza populli duhet të ketë drejt të udhëtojë dhe të bëjë tregti lirshëm.

11.                       Heqja dorë e padive as që mund të paramendohet.

12.                        Shfuqizimi i padive në mënyrë sekrete apo publike nuk mund të bëhet në asnjë mënyrë.

13.                        Çështja e dëmshpërblimit duhet të jetë e hapur, Izraeli duhet të paguajë dëmshpërblimin ndëshkues sipas dispozitave ligjore në dispozicion.

14.                        Në vend  të dërgimit të vendimeve të shqiptuara nga gjykatat për dërgimin e Izraelit në Interpol, IHH-ja dhe pjesëmarrësit në Mavi Marmara janë futur në listën e terroristëve.

15.                        Duam të përkujtojmë nga historia, se Izraeli asnjë premtim gjer tani nuk e ka mbajt dhe nuk ka qëndruar besnik asnjë marrëveshjeje të arritur ndërkombëtare.

Burimi: İslami Analiz