Shpend Ahmeti Kryetarë me shumë vlera dinjitoze e fetare, falë namazin e xhenazes
I është dhënë lamtumira e fundit dy fëmijëve nga Kolovica e Prishtinës, të cilët humbën jetën tragjikisht të enjten në një gropë të mbushur me ujë.
Në ceremoninë e varrimit të Florentina dhe Florent Mramorit, në mesin e shumë të pranishmëve, mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai është emocionuar gjatë varrimit, sa që nuk ka mundur t’i mbajë lotët.
Familjarë, miq, shokë klase e dhjetëra qytetarë të tjerë kanë marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse për Florenta dhe Florent Mramorin.
Varrimi u bë në varrezat e fshatit Sharban,ndërsa ne faljen e namazit te xhenazes shihej edhe Shpend Ahmetii kryetar i Prishtines.
Lotët e dhimbja shihej në fytyrat e të gjithëve.
Vlen te theksohet se shum politkan nuk e bejne ate qe e ka bere Shpendi duke fale namazin e xhenazes.