VETËVENDOSJE: Zotohet se do të luftojë krimit të organizuar, korrupsionit dhe keqqeverisjes
Në Prizren me 8 gusht të vitit 2012 ndaj Drejtorisë Komunale të Arsimit për keqpërdorim të mjeteve financiare kushtuar ‘Javës së Remzi Ademajt’, tashmë ka marr formën e dënimit me burg efektiv për zyrtarët e përfshirë në rast.
Gjithashtu lajmi i fundit për ngritjen e aktakuzës ndaj zyrtarëve të Drejtorisë së Inspektoratit pas denoncimit të asamblesitëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prizrenit për uzurpimin të paligjshëm të pronës publike dhe keqpërdorimin e detyrës dhe autoritetin zyrtar paraqet lajm të mirë dhe veprim të duhur të organeve të drejtësisë me qëllim të konsolidimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit të pushtetarëve brenda institucioneve të vendit.
VETËVENDOSJE: “ zotohemi se edhe në të ardhmen do të jemi të pakompromistë përballë krimit të organizuar, korrupsionit dhe keqqeverisjes në të gjitha nivelet e pushtetit dhe se përpjekjet tona për drejtësi dhe zhvillim nuk do të ndalen asnjëherë deri në bërjen e plotë të shtetit!