Pakistan

Anëtari i Parlamentit të Pakistanit: Arabia Saudite e përdorë Haxhin si armë politike

Një anëtar i lartë i parlamentit pakistanez beson se Arabia Saudite është duke përdorur haxhin si një armë politike kundër qeverive islame.

Senatori, Sejjid Tahir Hussain Mashhadi tha në një intervistë eksluzive për Agjencinëe Lajmeve IRNA  se Haxhi nuk është çështje politike, është një detyrim fetar dhe kjo është e drejta e çdo muslimani për të kryer Haxhin.

Anëtar i Senatit të Komitetit të Punëve të Jashtme tha: Haxhi nuk duhet të përdoret si ndonjë instrument i bisedimeve ; Unë besoj se Arabia Saudite ka gabuar që ka ndaluar  popullin e  Iranit për të kryer haxhin  i cili  është e drejta e tyre themelore, dhe e drejtë Islame. 

Ai tha se është e papranueshme që një komuniteti të veçantë apo një sekti  të veçantë  të Islamit t’i  mohohet kjo e drejtë themelore e muslimanëve.

Kryetari i Komisionit të Senatit  për Planifikim dhe Zhvillit të Pakistanit beson : Përfundimisht,  Haxhi i vitit të kaluar ishte keqmenagjim, rënia e vinçit mbi haxhinj, mbyllja e korsive të caktuara, në fakt  ishin këto kulmi i shumë gabimeve të cilat rezultuan në vdekje të shumta, për të ardhur keq.

Ai tha se shteti i Arabisë Saudite ka krijuar shumë probleme për Pakistanin, si çështja e sektarizmit, financimi i medreseve vehabiste.

Ne respektojmë qeverinë saudite, por eksportin e ekstremizmit dhe fushatën publicitare të versionit  të Islamit Vehabist nga Arabia Saudite është duke shkaktuar problem të vërtetë për njerëzit e botës në përgjithësi dhe në Pakistan, në veçanti.

Sejjid Tahir Hussain Mashhadi  ka shprehur pikëpamjet e tij mbi vendimin e Pakistanit për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite tha se bashkiminë  një aleancë ushtarake pa e ditur objektivin e saj nuk është një politikë e mirë, as politikë strategjike,  as strategji  e mirë ushtarake për Pakistanin.

Anëtari i Komitetit të Senatit për Mbrojtje tha se amerikanët nuk e kujdesen  për miqtë e tyre ose për askend me përjashtim të regjimit sionist i cili është pjesë përbërëse e politikës së tyre të jashtme.

SHBA  ka mohuar aeroplanët F-16 e cila ishte bërë me një marrëveshje dhe disa hapa të tjerë të SHBA-së  që ka marrë në ditët e fundit tregojnë se SHBA ka më pak besim në Pakistanin, shtoi ai.

Senatori tha se Pakistani ka kuptuar se ai nuk mund të trajtohet kështu.

Ne jemi një shtet i pavarur, sovran dhe ne do të ndjekim vet politikën  tonë të jashtme që do të jetë më dinamike dhe më e përshtatshme për interesin tonë.

Sejjid Tahir Hussain Mashhadi e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të fajësohen për çështjen e gjatë të pushtimit të paligjshën të Palestinës, për mbështetjen e tyre joreale dhe të verbër për regjimin sionist i  cili është problemi i vërtetë.

Një problem tjetër në këtë drejtim është heshtja e shteteve arabe për çështjen e Palestinës, që vërtet më vjen keq.

Ai tha se shtetet muslimane përreth regjimit sionist e kanë pranuar dominimin dhe politikat e disa qeverive arabe dhe janë patjetër duke i shërbyar interesave të regjimit sionist.

Burimi: IRNA