Qendra Kulturore Iraniane organizon Ditët Kur'anore në Bosnje
Qendra Kulturore Iraniane në Bosnjë dhe Hercegovinë do të organizojë një seri të programeve me titull Ditët Kur'anore nga dita 20 qershor 2016 në katër qytete të vendit me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ali Asghar Ameri, Atasheu Kulturor i Iranit në Bosnje, një shtet në Europën Lindore, tha se Shoqëria Islamike e Bosnjës do të bashkëpunojë me Qendrën Kulturore Iraniane në mbajtjen e programeve.
Ai shtoi se Ditët Kur'anore, do të përfshijnë edhe një Ekspozitë Kur'anore të Artit dhe Sesionet Kur'anore, do të vazhdojnë deri më 2 korrik 2016.
Vepra artistike nga Sejjid Resul Akamiri, Ghulamali Fejzullahi dhe Asadullah Shahmiveh, artistë të lartë iranianë, do të prezantohen në ekspozitën që do të mbahet në Galerinë Hanika në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnjës.
Artistët do të mbajnë seminare për vizitorët gjatë dy javëve sa zgjatë ekspozita.
Për më tepër, një Grup Kur’anor Iranian prej gjashtë anëtarësh me titull Iman do të këndojnë këngë fetare (Ilahi) në xhami dhe recitime korale Kur’anore, si dhe këngë në persisht, arabisht dhe boshnjakisht.
Zyrtari iranian vazhdoi duke thënë se programet Kur'anore do të mbahen në qytetet e Banja Lukës, Tuzlëz dhe Bërçko.
Burimi: IQNA News