Kosova

Krasniqi: në Kosovë sulmohet feja, bashkimi kombëtar dhe UÇK

Publicisti Milazim Krasniqi thotë se sulmet që i bëhen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkimit kombëtar dhe fesë islame kanë një arsye. Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se këto sulme janë të rrepta në disa media në Kosovë. “Sulmet ndaj UÇK-ë, ndaj idesë së bashkimit kombëtar dhe ndaj fesë islame, janë më të rreptat në disa medie në Kosovë. Pse? Sepse janë tre shtyllat mbi të cilat qëndrojnë liria, ardhmëria dhe harmonia jonë fetare”, ka shkruar Krasniqi.