Amerike

Obama : Shpalos emrat e organizatave dhe personave Kosovarë që janë në listë të zezë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama sot ka lajmëruar Kongresin amerikan se Shtëpia e Bardhë ka vazhduar sanksionet ndaj personave dhe organizatave që janë armiqësore ndaj SHBA-së

Në “listën e zezë”, të nënshkruar nga Obama vazhdojnë të figurojnë edhe këta persona nga Kosova, shumica nga ta emra të njohur nga politika: Azem Syla, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Sami Ukshini, Maliç Ndrecaj, Sabit Gashi, Ramiz Lladrovci, Sami Llushtaku, Jonuz dhe Shefqet Musliu, Rrustem Mustafa, Rexhep Selimi, Emrush Suma, Emrush Xhemaili, Gafur Elshani etj.

Obama në letrën dërguar Kongresit amerikan ndër të tjerash shkruan

Ai në letrën e tij përveç tjerash shkruan se “kërcënimi i përbërë nga veprimet e personave të angazhuar në, apo që ndihmojnë, sponsorizojnë, ose mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose aktet që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnjë dhe Herzegovina ose Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e Këshillit të Sigurimit 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë, nuk është zgjidhur. Përveç kësaj, Urdhri Ekzekutiv 13219 i ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë”.