Kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani ka dëmtuar Kosovën me mbi 4.5 milionë euro
Ministri i Mjedisit dhjetëra ditë më pare u përfol se do të jep dorëheqje për shkak vdekjes së voglushes 3 vjeçare nga Prizreni, e cila vdiq duke luajtur para shtëpisë ku objekti i vjetër ia mbuloi trupin e saj dhe vdiq. Por e gjithë kjo u harrua kur doli në shesh se Agani ka keqpërdorur 4.5 milion nga buxheti i shtetit gjersa ishte kryeministër i Shëndetësisë..
Prandaj doli në shesh se dorëheqja e vërtet e Aganit erdhi dy ditë pasi Prokuroria ngriti një akuzë me të cilin ai akuzohet që ka dëmtuar buxhetin mbi 4.5 milionë euro në kohën sa ishte Ministër i Shëndetësisë.
Ndryshe, pas dy vitesh hetimi, Prokuroria e Kosovës ka ngritur padi ndaj ministrit të Mjedisit Ferid Agani dhe 63 personave të tjerë. Agani akuzohet se në bashkëpunim me të dyshuarit e tjerë, ka abuzuar me detyrën, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej më shumë se katër milionë eurosh gjatë periudhës kur ka qenë ministër i Shëndetësisë dhe konkretisht në periudhën 2011-2015
Padi është ngritur edhe ndaj sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë Gani Shabani, 44 mjekëve, 3 kirurgëve, një infermiereje dhe 13 personave që punojnë në institucione shëndetësore private. Sipas aktakuzës, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dërguar pacientë nga spitalet shtetërore në dy spitale private, në kundërshtim me sistemin e referimit të pacientit dhe për ketë kanë marrë ryshfet nga këto spitale. Shumat e ryshfetit të marrë varionin nga 150 deri 500 euro për pacient të dërguar në spitale private.