Anglia

Britania e Madhe vendosi të dalë nga Bashkimi Evropian

BBC dhe Sky News kanë lajmëruar se në referendumin e mbajtur dje në Britaninë e Madhe ka fituar opsioni i cili është angazhuar që Britania e Madhe të braktis Bashkimin Evropian. Për dalje nga Bashkimi Evropian kanë votuar 52% të britanikëve kundrejt 48%  të britanikëve që ishin pro Bashkimit Evropian, dh kështu do të mbetet  gjer në kumtimin e rezultateve përfundimtare të votimit të djeshëm në referendumin në Britani e Madhe.

Në referendum kanë dal rreth 72% të votuesve të Britanisë së Madhe, për dalje kanë votuar mbi 15 milion votues, ndërsa për të mbet në Bashkimin Evropian rreth 14 milion votues. Në peshojën e numërimit të votave gjatë tërë natës ishte shumë interesante, pasi që herë peshoja anonte në anën e tyre që do të dalin prej Bashkimit Evropian, e herë në anën e atyre që do të mbeten ne Bashkimin Evropian, e herë pas here rezultati ishte baras. Të rinjtë e Britanisë së Madhe ishin pro mbetjes në Bashkimin Evropian, ndërsa pleqtë ishin për të dal nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron ka dhënë dorëheqje, pasi që janë shpallur rezultatet e referendumit me të cilin Britania e Madhe votoi për të dal nga Bashkimi Evropian. Ai ka porosit se Britania e Madhe duhet të gjejë lider të rinj, e për veten tha:” se nuk do të ishte e udhës të jam më tutje kapiten i anijes i cili do të udhëheq këtë vend. Nuk do të jap kornizat kohore, por do të mbetem kryeministër gjatë tri muajve të ardhshëm. Kam biseduar me mbretëreshën dhe e kam lajmëruar për vendimin për dorëheqje. Me kryeministrin e ri Britania e Madhe do të fillojë bisedimet për dalje nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar David Cameron. Në prezantimin e tij para mediave, ai ka pranuar vendimin e votuesve britanik të cilët kanë vendosur që shteti i tyre të braktis Bashkimin Evropian, duke thënës se çështja e mbetjes apo daljes nga Bashkimi Evropian ka qenë vendimi i rëndësishëm të cilin duhet respektuar.” Britanikët kanë vendos që të dalin nga BE-ja dhe këtë vendim neve do të respektojmë. Vullneti i popullit ishte ai që solli vendimin, ne nuk guxojmë të dyshojmë në rezultatet e referendumit”. Britania e Madhe është shtet i parë i Bashkimit Evropian e cila me referendum vendosi të dal nga Bashkimi Evropian .