Sejjid Hasan Nasrallah

Sejjid Hassan Nasrallah: Arabia Saudite, një pengesë për Çlirimin e Palestinës

Sejjid Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze   ‘Hizbullah’
Sejjid Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze ‘Hizbullah’

Sejjid Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze   ‘Hizbullah’, e përshkroi Arabinë Saudite se është duke u bërë një pengesë për çlirimin e Palestinës. 

Duke folur në fillim të këtij muaji në një takim me një numër të anëtarëve të Hizbullahut,  Sejjid Hassan Nasrallah kritikoi politikat Rijadit në rajon dhe tha se regjimi saudit është kthyer në një pengesë për përpjekjet për të çliruar Palestinën.

Në vende të tjera në fjalën e tij, shefi i Hizbullahut iu referua angazhimit të lëvizjes në Siri si një luftë vendimtare kundër terroristëve tekfiristë të cilët nuk njohin kufinj.

Ai theksoi se ky nuk është një konflikt në mes muslimanëve shiitë  dhe muslimanëve sunnitë si disa po përpiqen për të përshkruar atë.

Sejjid Hassan Nasrallah më tej ka kritikuan rolin e Turqisë në shpërndarjen e flakëve të luftës civile në Siri, duke theksuar se Ankaraja ka dështuar të arrijë objektivat e saj në shtetin arab, në Siri.  

Duke iu referuar fjalëve të kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajjip  Erdogan muaj më parë në lidhje me dëshirën e tij për të falur namazin  në Xhaminë e Madhe në Damask (nënkupton në shpresën e tij për të parë rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Asad), udhëheqësi i Hizbullahut tha se tani ajo është bërë e pamundur për Erdoganin do të thotë edhe namazin  në Halep nuk dota falë (i cili është në afërsi të kufirit me Turqinë).

Siria është kapluar nga militantizmi i përkrahur nga të huajt që nga muaji mars i vitit 2011.

Turqia, së bashku me Arabinë Saudite, Katari dhe disa vende perëndimore, besohet që janë përkrahëse të grupeve  terroriste tekfiriste si Daesh (ISIS ) dhe  Fronti al-Nusra që janë duke bërë kërdi në Siri.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura vlerëson se më shumë se 400,000 njerëz janë vrarë në konfliktin, i cili ka zhvendosur edhe mbi gjysma e popullsisë së paraluftës prej rreth 23 milion banorëve të Sirisë. 

Burimi: IQNA News