Bahrein

Gjykata e Lartë e Bahrejnit burgosi 13 aktivistë kundër- regjimit

Gjykata e Lartë në Bahrejn ka dënuar me burg të gjatë deri në 15 vjet për 13 aktivistë, pasi regjimi shtypës i pakicës i el-Khalifes shtojë dhunën ndaj demonstruesve paqësorë.


     Sipas raporteve, Gjykata e regjimit ka lëshuar vendimet të hënën, pas dënimit të të pandehurëve, dyshohet se ata kanë poseduar molotov Cocktails, kanë djegur goma dhe kanë marrë pjesë në tubime të paligjshme në rrethin Salihija të kryeqytetit, Manama.


    Zhvillimi vjen më pak se një javë pasi Ministria e Drejtësisë në Bahrejn dhe Ministria e Çështjeve Islamike kanë ngritur një padi kundër   Këshillit Islamik të Dijetarëve, i cili është një organ mysliman shi’itë,  duke bërë thirrje për shpërbërjen e grupit dhe konfiskimin e aseteve të saj.


     Ministria pretendon të padisë Këshillin Islamik të Dijetarë sepse ka qenë i angazhuar në aktivitete politike të cilat e kërcënonin sigurinë e e Mbretërisë së Bahrejnit në Gjirit Persik.


     Blloku kryesor i opozitës në Bahrejn,  Shoqëria Islamike el - Vefak, ka kritikuar këtë veprim, duke thënë se regjimi i ka shpallur luftë  shumicës myslimane shi’ite.


     Një numër i dijetarëve dhe i prijësve fetar të Bahrejnit kanë nënshkruar një peticion të cilin ia kanë dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Mun, në shenjë proteste ndaj vendimit.