Kremljini paralajmëron Shtëpinë e Bardhë për sulmin në Siri
Sikurse përcjell Washington Times 51 diplomat të State Departamentit amerikan kanë nënshkruar memorandumin intern në të cilin ashpër kritikohet politika aktuale amerikane ndaj Sirisë dhe bëhet thirrje për fillimin e sulmeve urgjente ajrore kundër ushtrisë siriane dhe qeverisë së kryetarit Bashar al Asadit për shkak të, sikurse ceket, “të shkeljes së armëpushimit”. Memorandumin e kanë nënshkruar gjithsejtë 51 diplomat amerikan, emrat e të cilëve nuk janë të njohur,por me siguri është fjala për politikan me përvojë shumëvjeçare në çështjet e Lindjes së Afërt. Në tekst bëhet thirrje në ”sulmet ushtarake të objektivave “ kundër ushtrisë siriane për shkak të prishjes së armëpushimit i cili ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti.
Këtë iniciativë i pari e ka komentuar zëvendës i ministrit të jashtëm rus dhe i dërguari i posaçëm për Lindjen e Afërt, Mihail Bogdanov, i cili ka thënë: “se thirrja e diplomatëve amerikan që të bombardohet qeveria legjitime e Asadit është në kundërshtime rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë”. Duke folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, Putini ka thënë se krijimi i qeverisë së re e cila do të ketë besimin e shumicës siriane është çelësi për zgjidhjen e konfliktit i cili po zgjat më shumë se pesë vjet, dhe shtoi se ky objektiv mund të arrihet vetëm me përpilimin e Kushtetutës së re dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja të lira demokratike në Siri. Putini ka thënë kryetarit sirian Bashar al Asadit i cili e ka vizituar Moskën vitin e kaluar, i ka premtuar se do ta ndihmojë që të realizojë synimet e cekura.
Zëdhënësi i Putimit, Dmitrij Peskov, ashpër e ka paralajmëruar Washingtonin lidhur me sulmet e mundshme kundër ushtrisë siriane të Bashar al Asadit dhe theksoi se kjo do të mund të ndezë tërë rajonin.”Përpjekja e rrëzimit të qeverisë së Asadit nuk do të ndihmojë të arrijmë fitore në luftë kundër terrorizmit dhe mund të shtyjë tërë rajonin në kaos”, ka thënë Peskovi, transmeton Associated Press. Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtje ruse Igor Konashenkov ka thënë se thirrjet në aksionin ushtarake kundër Asadit” duhet të shqetësojë çdo individ të vetëdijshëm”.”Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë? Apo do të shohim skenar të njëjtë të ndodhur në Afganistan, Irak dhe Libi?
Mënyra e vetme që të largohet Bashar al Asadi është intervenimi ushtarak, por Moska në shtator të vitit 2013 ka arrit të parandalojë këtë skenar, ndërsa tani kur ka mijëra ushtar në Siri, sigurisht që nuk do të lejojë kampanjën ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër ushtrisë siriane, pasi që është sekret publik se ushtarët rus janë të përzier me ushtarët sirian gati në të gjitha fushëbetejat në vend.
Burimi: altermainstreaminfo.hr