Liban

Hizbullah ka pritur një delegacion fetar nga qyteti i shenjtë Kum

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah ka pritur një delegacion të përbërë nga autoritetet fetare, zyrtarë të arsimit dhe mendimtarë nga Seminari i qytetit të Shenjtë Kum.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah ka pritur një delegacion të përbërë nga autoritetet fetare, zyrtarë të arsimit dhe mendimtarë nga Seminari i qytetit të Shenjtë Kum, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).

I shoqëruar nga ambasadori i Iranit në Liban, Muhammed Fateh Ali, anëtarët e delegacionit bëjnë të ditur mbështetjen e plotë për Hizbullahun dhe rezistencën e tij të bërë ndaj regjimit të sionizmit dhe skemave, planeve të   tekfiristëve.

Sejjid Hassan Nasrallah, nga ana e tij, i mirëpriti ngrohtësisht dhe ka lavdëruar mbështetjen e delegacionit për Hizbullahun, kjo mirënjohje zgjerohet dhe përfshinë të gjithë ata që mbajtën anën e rezistencës kundër armiqve. 

Burimi: Tasnem News Agency