Izrael

Militantët shpërndajnë produktet izraelite në zonat e ISIS-it që mbajnë në Siri

Burime lokale në provincën Quneitra kanë zbuluar se organizatat terroriste kanë  shpërndarë  prodhime izraelite për banorët vendas në zonat nën kontrollin e tyre.

Kjo ka ndodhur pothuajse çdo muaj, sipas burimeve të cilat treguan  se prodhimet ushqimore të Izraelit  kanë përmbytur, kanë vërshuar  zonat e kontrolluara nga terroristët në rrethin e Quneitra.

Burimet, që folën në kushte anonimiteti, thanë  se ndihmat ushqimore nga Izraeli dëshmon nivelin e koordinimit ndërmjet Izraelit dhe organizatës terroriste Xhabhat al-Nusra në rajonin jugor.

Vëzhguesit e shohin se përhapja e mallrave izraelite në zonat ku terroristët janë të pranishëm  parashikon një të ardhme që organizatat terroriste e dëshirojnë për Sirinë. 

Terroristët e Frontit al-Nusra në rajonin jugor dhe në Izrael  duket se janë të detyruar nga marrëdhëniet e vjetra. Si një shenjë e mbështetjes së patundur, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i përshkruan terroristët në Siri si heronj, kur ai vizitoi disa prej tyre, që po marrin trajtim mjekësor në spitale izraelite.

Burimi: SANA