SHBA-ja, Arabia Saudite, Franca, Egjipti, Katari dhe Turqia e kanë paralajmëruar Bashar Asadin se do ta sulmojnë
Konflikti i armatosur në Siri ka ndodh për shkak të rolit kyç të cilin ky shtet e ka në “Boshtin e rezistencës” kundër Izraelit në Lindjen e Afërt, të cilët e përbëjnë Irani, Siria, Hezbollahu dhe Palestina. Kjo është zbuluar muajin e kaluar në një shkëmbim sekret nëpërmjet postës elektronike të ish sekretares shtetërore amerikane Hillary Clinton.
Edhe agjencia nacionale libaneze NNA e ka konfirmuar qëllimet e Hillary Clintonit, nga fjalimi i mbajtur i ish kryeministrit libanez Saad Haririt ditën e djeshme.”Jo vetëm Barack Obama, presidenti i SHBA-ve, por edhe ish mbreti i Arabisë Saudite , ish kryetari egjiptian Hysni Mubaraku, ish presidenti i Francës Sarkozy dhe kryetari aktual i Turqisë Rexhep Tajib Erdogani më kanë lutur që të shkojë në Siri dhe ta bindi kryetarin sirian Bashar al Asadin që të ndërpres të mbështes “Boshtin e rezistencës” dhe që të distancohet nga Irani”, ka deklaruar të shtunën në fjalimin e mbajtur në Bejrut ish kryeministri libanez Saad Hariri. Saad Hariri, i cili është njëkohësisht lider i partisë libaneze “ Lëvizja e ardhmërisë”, dhe ka shtuar se për të vendimi që të shkojë në Siri dhe të takohet me Bashar al Asadin ishte” sikurse të pijë gotën me helm, por ai këtë e ka bërë për të mirën e arabëve”. Saad Hariri gjithmonë e ka akuzuar për vdekjen e babait të tij Refik Haririt, i cili është vrarë në sulmin me bombë me 14 shkurt 2005. Poashtu ka theksuar se gjatë takimit Bashar al Asadi e ka refuzuar kërkesat e të gjitha këtyre shteteve dhe ka mbet besnik”Boshtit të rezistencës” kundër Izraelit në rajonin e Lindjes së Afërt, dhe nuk ka dashtë të ndërpresë lidhjet me Iranin dhe të afrohet me Arabinë Saudite.
“Unë jam përgjegjës, edhe pse me iniciativën saudite, e kam pranuar këtë lutje, pasi që Libani do të kishte dobi, ndërsa Arabia Saudite ka kërkuar stabilitet për Libanin. Unë jam ai i cili ka pirë gotën me helm! Unë jam ai i cili ka shkuar në Siri dhe jam turpëruar për këtë qëllim fisnik arab. Arabia Saudite ka dëshiruar të jep fund kontesteve mes arabëve, dhe jam përgjegjës për pasojat e iniciativës saudite dhe kam pranuar të shkojë gjer në fund. A dini pse? Pasi që kam dashur të tregojë se Bashar al Asadi vëllezërve dhe miqve të vet jep premtime të rrejshme dhe do vdekjen time politike. Këtë iniciativë arabe nuk e përkrahur vetëm Arabia Saudite, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Egjipti, Franca, Katari dhe Turqia. Të gjithë më kanë pyetur a mund të shkel krenarinë time dhe ndjenjat personale, që të qëndrojë para Bashar al Asadit dhe t’i them që të largohet nga Irani dhe të kthehet vëllezërve arab”.
Edhe po të jetë e vërteta se Bashar al Asadi që i ka premtuar” se do të kthehet vëllezërve arab dhe do të largohet nga Irani”, e këtë nuk e ka bërë, kjo konfirmon një tezë tjetër se të gjitha fuqitë e përmendur e kanë dërguar Haririn në Siri në misionin e largimit të Sirisë nga Irani, dhe pas refuzimit të tij, kanë sjell vendimin se Siria do të duhej sulmuar. Saad Hariri në fjalimin e tij i ka numëruar saktësisht të gjitha ato shtete të cilët janë angazhuar për “demokratizimin “ e Sirisë, duke i armatosur dhe shtytur grupet terroriste islamike, të cilët janë fajtor kryesor për vdekjen e afro gjysmë milioni njerëz.
Në fjalimin e tij energjik para trupit të vet zgjedhor, Saad Hariri njëkohësisht ka pranuar se është servil i verbër i Arabisë Saudite, Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Francës, Katarit dhe Turqisë, dhe se këto vende ia kanë dhënë Bashar al Asadit mundësinë që të rikthehet. Në të kundërtën vendimi për konfliktin e armatosur në Siri ka qenë i pashmangshëm, duke marrë parasysh rolin kyç që ka Siria në ”Boshtin e rezistencës”kundër Izraelit në Lindjen e Afërt.
Burimi: altermainstreaminfo.hr