Muslimanët e rifreskojnë shpirtin gjatë Ramazanit
Muaji i shenjtë musliman i Ramazanit ka filluar dhe kjo nënkupton fillimin e shpalljes së Kur’anit, Pejgamberit, Muhammedit (a.s.)
Muslimanët në mbarë botën gjatë muajit të Ramazanit luten, këndojnë Kur’an, dëgjojnë Kur’an, praktikojnë bamirësinë, nuk hanë e nuk pinë prej lindjes se diellit deri në perendim të diellit, kjo mund të jetë e vështirë për muslimanët në shkretëtirën e Arizonës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shumica e atyre që respektojnë Ramazanin e fillojnë përgatitjen paraprakisht. Disa ditë para fillimit të muajit, Angelica Lindsey-Ali dhe familja e saj ishin të zënë duke e zbukuruar shtëpinë dhe duke folur për mënyrat që ata kanë planifikuara për të festuar.
Është si të kesh Krishtlindjen, Ditën e Falënderimeve, Pashkët dhe Vitin e Ri të mbledhura të gjitha në një së bashku, por për 30 ditë, thotë Lindsey-Ali, ndërsa tha ajo qeshi.
Nëse ju nuk e agjëroni Ramazanin, atëherë as nuk e pritni. Agjërimi gjatë ditëve të nxehta e të gjata vërtetë është i vështirë.
Është i vështirë, por në qoftë se ju agjëroni me besim, me zemër, me shpirt, nuk është aq i vështirë sa duket., thotë Lindsey-Ali. Më pëlqen të them se ndalimi i ushqimit dhe pijës krijon hapësirën të afrohesh te Krijuesi.
Afrimi me Zotin, kjo është idea qendrore për të kuptuar Ramazanin. Ndërsa jomuslimanët mund të përqendrohen në vështirësinë e agjërimit, apo faktin se ndalimi i pirjes së ujit gjatë verës sjellë vështirësi, ata i keq-këshillojnë muslimanët që të pine ujë, por shumë muslimanë me të shpejt do të theksojnë se agjërimi është një pjesë shumë e respektuar e besimit.
Është një kohë për paqe të plotë, tha një banore e quajtur Valley Azra Mahmud. Kjo është feja. Ky është Kur’ani i Shenjtë. Kjo është ajo që gjallëron, i vë në lëvizje njerëzit.
Valley Azra Mahmud u rritë si muslimane, por e lidhur shumë me Ramazan- in gjatë shkollimit në kolegj kur ajo jetonte në Kentucky dhe ajo nuk e dinte se muslimanë të tjerë mund të jenë aty pranë.
Kam gjetur tek Islami dhe Ramazani angazhimin më të madh kur isha në vetmi, tha Valley Azra Mahmud. Kur unë në fakt isha e vetmuar dhe nuk kisha një komunitet ku agjërohej as kur bëhej iftari apo të falej namazin së bashku me xhemat.
Azra Mahmud tha se akti i agjërimit e ndihmon atë të lidhet shpirtërisht dhe të forcoi identitetin e saj si një muslimane. Ajo tani ka filluar për të gjetur komunitetin. Kjo ndodhi për herë të parë me miqtë jomuslimane në kolegj që agjëruan në në solidaritet me të, dhe përfundimisht me muslimanët e tjerë në kampus.
Në Qendrën e Komunitetit Islamik të Phoenix (ICCP) shumë njerëz vijnë agjërueshëm në muajin e shenjtë Ramazan si pjesë e komunitetit. Në natën e parë pas agjërimit, një duzinë disa njerëz me padurim prisnin për të ngrënë në tavolina me gota uji dhe hurme përpara sa për fillim.
Rosie Bera është një nga gratë që u mblodhën në një klasë të vogël për të ngrënë iftarin pas agjërimit për të paktën 15 orë. Pjatat ishin të mbushura me mish pule, oriz dhe sallatë, dhe edhe pse ajo ishte shumë e uritur, ajo nuk filloi me ngrënë deri sa ajo i përshëndeti të gjitha në dhomë.
Më pëlqen të jem e afërt me motrat e mia, ju e dini, sa ndjehem e lumtur, tha Rosie Bera.
Rosie Bera ka përqfuar fenë Islame pak më shumë se një vit më parë. Ajo u rrit në Meksikë, dhe është e vetmja në familjen e saj që është muslimane. Ajo tha se ishte në kërkim për diçka më të thellë, dhe ajo e gjeti fenë Islame.
Kur e dëgjova thirrjen Allahu Ekber, Allahu Ekber Unë fillova të qaja, tha Rosie Bera me lot në sy. Dhe unë e kuptova se ai ishte Zoti që po më thirrë në Islam.
Në qendër të komunitetit, ajo shpjegoi se ajo është e lumtur që agjëron, sepse agjërimi i muajit të Ramazanit do të thotë shumë për të.
Ramazani është një rifreskim. Ju rifreskoni shpirtin tuaj, ju rifreskoni zemrën tuaj Kjo është diçka shumë, shumë e bukur Është e mahnitshme, tha Rosie Bera.