“Muaji i Shenjtë Ramazani, rast i artë për të reflektuar mbi mësimet Kur'anore”
Muaji i Shenjtë - Ramazani i jep muslimanëve një mundësi të artë për t’u njohur me mësimet dhe parimet Kur'anore, vuri në dukje Kryetari i Qendrës të Propagandes Islame.
Muaji i Shenjtë - Ramazani i jep muslimanëve një mundësi të artë për t’u njohur me mësimet dhe parimet Kur'anore, theksoi kryetari i Qendrës të Propagandës Islame, tha Huxhxha ul- Islam Sejjid Mahdi Hamoushie duke u bërë thirrje muslimanëve për të reflektuar mbi dekretet Islame në muajin e shenjtë, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib ( TNA).
Duke iu drejtuar kënduesëve të Kur'anit në qytetin Zanxhan, Huxhxha ul- Islam Sejjid Mahdi Khamoushie i zgjeroi urimet e tij për besimtarët e vendeve muslimane për ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kryetari i Qendrës Islame tha se mbajtja e muajit të shenjtë është një mundësi e madhe për muslimanët në mbarë botën për t'u kthyer në natyrën e pastër humane, duke hapur rrugën për t’u shmangur nga çdo lloj dhune dhe ekstremizmit.
Autoriteti fetar e llogaritë agjërimin si një mënyrë efektive për të praktikuar vetë-disiplinën. Në përputhje me këtë, muslimanët mund të forcojnë karakterin e tyre për bamirësi, për vetëpërmbajtje.
Miliona muslimanë në mbarë botën kanë filluar agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në muzg.
Në muajin Ramazan, muslimanët përpiqen të shpenzojnë më shumë kohë duke u lutur, duke lexuar Kur'anin dhe duke bërë aktivitete të tjera fetare shoqërore, si duke ndihmuar të varfërit.
Muslimanët gjithashtu përpiqen të jenë sa më larg nga mëkatet dhe gjërat e kota në muajin e shenjtë, gjatë të cilit i gjithë Kur'ani i është shpallur Pejgamberit Muhammed (a.s.).