Hoxha Musliu kritikues i madh i vehabitëve mik i mirë i katolikëve
Osman Musliu një hoxhë aktivë në Drenas, i njohur për guximin e tij, shpesh herë ka kritikuar, ka qenë i atakuar nga grupi vehabitëve – selefi në Kosovë, me një solidaritet dhe miqësi të madhe është ftuar prë iftarë nga miqt e tij katolik.
“Ata te cilët fenë dhe besimin e kanë me bindje e përkushtim, dhe jo për para, interes apo kontrabandim jetojnë kësisoj pa asnjë problem. Shpresoj që të na shtohet numri i besimtarëve të sinqertë dhe mos të biem në grackën e atyre që fenë e kanë bërë para apo biznes …!?”
Për ata që kohet e fundit mundohen me mish e shpirt të na ndajnë në baza fetare kjo është një përgjigjeje. Edhe pas këtij iftari Mariani mbetet katolik e unë mbetem musliman por vëllezër të vërtetë. Ndërsa respekti ndërmjet nesh është shtuar dhe vazhdon. Shpresoj që kjo traditë e tolerancës të vazhdohet edhe nga gjeneratat e reja në të ardhmen… Respekt dhe nderim për familjen NDOJA, Zoti ju nderoftë.!” Postoi Hoxh Osmani në Face Book profilin e tij .