Referendumi popullor garanton të drejtat e palestinezëve
Një zyrtar i lartë iranian tha se një referendum popullor mund të garantojë të drejtat e popullit palestinez, duke vënë në dukje se Shtëpia e Bardhë nuk i kushton asnjë vëmendje zgjidhjes së çëshjës palestineze as të pranojnë drejtat e tyre.
Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit për
Çështjet Arabe dhe Afrikane, Hussein
Amir Abdullahian të shtunën tha: Gjatë bisedimeve ( me anëtarin e Komitetit Qendror, Fatah Jibril
Raxhoub) në Teheran, këtë javë, u theksua se Teherani mendon se një referendum
me pjesëmarrjen e të gjithë palestinezëve është një mënyrë efektive për zgjidhjen
e tragjedisë historike të palestinezëve.
Ai shtoi : Ajo që siguron të
drejtat e popullit palestinez kundër krimeve të kryera nga regjimi cionist
është ruajtja e unitetit dhe rezistencës.
Ai më tej vuri në dukje se bisedimet
midis Autoritetit Palestinez dhe regjimit izraelit si dhe udhëtimet e përsëritura
nga zyrtarët amerikanë në Palestinën e pushtuar, duhet thënë se është e qartë
se Shtëpia e Bardhë nuk ka asnjë interesim, vëmendje, për një zgjidhje, e cila
njeh të drejtat e popullit palestinez.