Kulturë

Të drejtat e njeriut shqetësimi kryesor i doktrinës së Ehl-ul-Bejtit

Islami i cila është duke u propaganduar në mediat e botës është me të vërtetë doktrina Muavisë. Sauditët dhe Vehabitë janë propaganduesit e  doktrinës  së  Muavisë dhe doktrines së Umajadëve. Sipas kësaj doktrine, të drejtat e njeriut nuk kanë asnjë rëndësi. Kjo është arsyeja pse bota e shikon me sy të keq  komunitetin mysliman sepse ne nuk e kuptojnë rëndësinë e të drejtave të njeriut.

Në një takim me Shejh Halid  Matar el-Tamimi, shef i departamentit ligjor në  Uiversitetin Bahr-ul-Uluum në qytetin e Naxhafit, në Irak, Ajetullah  Alavi Borouxherdi theksoi rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe përpjekjet Islamit për të vëzhguar këto të drejta dhe tha:

Ne, si musliman shiitë  kemi vërejtur aq shumë mësime të vlefshme dhe delikate në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut në fjalët, thënjet dhe hadithet e Ehl-ul-Bejtit, veçanërisht në  thëniet e Imam Aliut (a.s.).

Sipas Hawzah, vazhdoi ai, Gjuha e  imamit  të besimtarëve (Imam Aliut) e përdorur në letrën e tij dërguar  Maalik  Ashtarit e  njohur si 'Maalik Traktati është me të vërtetë e mahnitshme. Në letrën e tij drejtuar Malikut,  Imam Aliu (a.s.)  ka thënë:

Njerëzit janë dy grupe; Grupi i  parë janë ata që nuk janë vëllezër nga ana fetare ose nuk besojnë në Zot apo në ndonjë fe, por ata kanë të drejtë për të drejtat e tyre civile si qytetarë të komunitetit. Kjo pikë është përmendur nga Imam Aliu (a.s.) afër  1400 vjet më parë. Kjo ishte kur nuk kishte një gjë të tillë si çështje e të drejtat e njeriut duke u diskutuar në Evropë. Ne  i kemi këto fakte të përmendura në Hadithe të Pejgamberit dhe fjalët e Ehl-ul-Bejtit’

Gjatë gjithë historisë së Islamit ka raste si kur Imam Aliu (a.s.) u përball me armikun e tij dhe ai e trajtoi në mënyrë të drejtë atë dhe nuk i harrojë  virtytet e tij morale, tha Ajetullah Alavi Borouxherdi.

Ajetullah Alavi Borouxherdi  më tej ka thënë: Islami i cili është duke u shtuar, shumuar dhe i përshkruar sot në media në botë është doktrina që praktikohej nga Muavia  dhe bashkëpunëtorët e tij. Sauditët dhe Vehabistët  po reklamojnë doktrinën Muavisë dhe të Umajadeve. Sipas kësaj doktrine, të drejtat e njeriut nuk janë të rëndësishme.  Kjo është arsyeja pse bota sot po e akuzon  komunitetin mysliman si një popull që nuk e kupton rëndësinë e  të drejtave të njeriut. Unë besoj se ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë, pasi regjimi Saudit është duke e përdorur pasurinë e tij për të kontrolluar të gjitha qendrat islame dhe të gjitha vendet islame të ndjekin urdhërat e Sauditëve. Si rezultat, bota sot po e shikon komunitetin musliman si pasuesit e doktrinës së Muavisë .

Ne kemi një përgjegjësi të madhe sot. Bota, sidomos Iraku dhe Siria janë të infektuar me terroristët e ISIS-it, këto grupe terroriste janë pasardhësit e vehabizmit dhe doktrinës së tyre. Këto janë të gjitha të krijuar nga vehabistët. Mjerisht, bota tashmë  është duke e vërejtur këtë fakt, por ata nuk ndërmarrin asnjë veprim, shtoi ai.