İran

Hytbeja e Namazit të Xhumasë në Universitetin e Teheranit

Hatibi apo Ligjëruesi i Hytbes së Namazit të Xhumasë  në Universitetin e Teheranit deklaroi se krimet e regjimit  të Mbretërisë Saudite  kundër popullit të pafajshëm të Jemenit dhe përkrahja  e këtij regjimi ndaj terrorizmit në Lindjen e Mesme, bëhen në kuadër të qëllimeve të arrogancës botërore dhe të sionizmit botëror.

Ajetullah Muhammed Muvahedi Kermani në  Hytben e Namazit të Xhumasë  në Teheran shprehu keqardhje për vazhdimin e gjakderdhjes në Jemen nga regjimi Al Saud dhe tha se vrasja a grave dhe fëmijëve në Jemen është shembull i qartë i gjenocidit.

Arabia Saudite me mbështetjen financiare dhe logjistike ndaj grupeve terroriste në rajon, nuk kursen kurrfarë përpjekje për realizimin e politikave të shëmtuara të Amerikës dhe regjimit sionist në Lindjen e Mesme.

Politikat armiqësore të Arabisë Saudite kundër vendeve islame të rajonit zbatohen në kohën kur ky vend e quan vetën shërbëtor të dy vendeve të shenjta islame, mirëpo politika të tilla nuk do të sjellin rezultat tjetër për regjimin Al Saud, përveç shkatërrimit dhe rrëzimit.

Duke vë në dukje përparimin e Iranit në fusha të ndryshme, Ajetullah Muvahedi Kermani deklaroi se funksionarët e institucioneve të shtetit me bashkim  dhe koordinim duhet të zgjidhin problemet e vendit dhe të vazhdojnë hapat e sigurt në rrugën e progresit dhe zhvillimit të Iranit.   Mënjanimi i stagnimit ekonomik, ulja e inflacionit dhe lufta kundër korrupsionit administrativ dhe ekonomik, lufta serioze kundër trafikimit, përkushtimi serioz në kulturën fetare të shoqërisë dhe objektiva të tjera, mund të realizohen nëpërmjet ekonomisë rezistente.

Ligjëruesi i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit porositi popullin dhe funksionarët e Republikës Islamike të Iranit që të mos mashtrohen nga politikat e armikut dhe të jenë vigjilentë përballë komploteve të Amerikës kundër Iranit në fusha të ndryshme kulturore, politike dhe ekonomike.