Turqi

Myslimani tipik i AKP-së

Djali i kryeministrit të ri të Turqisë Binali Jëlldërëmit, është zënë me syrin e kamerës gjatë luajtjes me bixhoz në kazinonë e hotelit ”Marina Bay Sands” në Singapor. Erkan Yëlldërëmi, djali i Binali Jëlldërëmit, ishte anëtar i delegacionit të shumëfishtë të biznesmenëve turq të cilët bashkërisht luanin në kazinonë e hotelit kanë lajmëruar mediat turke duke e paraqitur  me fotot e xhiruara. Gazetarët turq kanë treguar se fotot e tyre zyrtare i kanë fshirë rojet në kazino, por ata kanë arritur të bëjnë foto edhe me kamera të fshehura.

Binali Jëlldërëmi, kryeministri i ri i Turqisë që është dora e djathtë e kryetarit Erdogan, i cili  paraqitet si politikan konservativ islamik nga ana e mediave vetanake partiake, ndërsa në anën tjetër ai dhe djali i tij kryejnë gjërat që janë të ndaluara në islam.

Binali Jëlldërëmi poashtu është i njohur me deklaratën e tij bombastike:

“Kanë ekzistuar vetëm dy fabrika për prodhimin e rakisë(alkoolit) në Turqi kur kemi ardhur në pushtet, e tani i kemi 18 fabrika të tilla në Turqi”.

Është e qartë se zyrtarët e AKP-së kanë një “lloj të islamit vetanak” i cili legalizon të gjitha gjërat e ndaluara me fenë islame, bile deri te marrëdhëniet e shkëlqyeshme me regjimin sionist izraelit.

Burimi: globalcir