Putin tregohet më i zgjuar se Perëndimi në lidhje me Ukrainën
Press TV ka intervistuar Christopher Walker, një gazetar nga Londra, për të diskutuar zhgënjimin e Perëndimit rreth çështjes së Ukrainës.
Më poshtë do të lexoni intervistën e plotë
Press TV: Sipas jush, pse po shohim një ndërhyrje direkte dhe flagrante në punët e brendshme të Ukrainës? Pse këto vende Perëndimore kanë zgjedhur ta trajtojne këtë situatë në këtë mënyrë?
Walker: Mendoj se ata që ndodhen në pjesën perëndimore të vendit kanë vendosur të luftojnë për atë që ata e shohin si një e drejtë e popullit të Ukrainës.
Mua më duke se këta kanë zgjedhur një skenar të keq në këtë betejë, sepse Ukraina është një vend i ndarë; Lindja shikon drejtë Rusisë dhe flet rusisht. Gjithashtu, industria e rëndë ndodhet në këtë pjesë. Ndërsa perëndimi aspiron më shumë drejt Brukselit, Parisit dhe Londrës. Ata janë thellësisht të ndarë.
Perëndimi duke se ka mbajtur një qëndrim të fortë në lidhje me këtë çështje, por pa masat e duhura, kur shohim nga ana tjetër se Rusia i kishte dhënë Ukrainës një kredi prej 15 miliard dollarësh, që tani është e ngrirë për shkak të situatës. Ndërsa BE-ja kishte dalë më një shumë të papërfillshme.
Pajtohem plotësisht me shqetësimin e të ftuarit nga Uashingtoni, për faktin se ky është një moment i rrezikshëm tani, pasi koha po kalon. Kjo amnisti u ofrua me kusht që protestuesit të lënë disa nga dhjetë zyrat rajonale adminsitrative që ata kanë zënë. Nëse ata nuk largohen brënda dymbëdhjetë ditëve - dhe kanë thënë se nuk do të largohen- atëherë policia ka ndërmend të ndërhyjë.
Jemi me të vërtetë në prag të diçkaje shumë serioze. Është e vështirë të kuptojmë pse Amerika dhe Perëndimi kanë zgjedhur pikërisht këtë kohë për të pasur mosmarrëveshje me Rusinë, kur të dyja palët kanë punuar bashkë në mënyrë të barabartë për krizën e vështirë siriane.
Press TV: Më lejoni ta shohim prespektivën tuaj nga disa komente [të postuara në Facebook]. Po në lidhje më këtë? Disa thonë se populli ukrainas do me të vërtetë të shkojë drejtë Bashkimit Europian, duan të jënë pjesë e saj dhe se në fakt janë rusët ata që po tregojnë muskujt e tyre? Ju si mendoni?
Walker: Them atë që thashë dhe e theksova edhe pak më parë. Ukraina është një vend i ndarë. Në flasim për këtë. Gjithsesi, është një vend i madh. Por ne flasim për të sikur të ishte një vend i bashkuar.
Ju duhet ta vizitoni për ta ndjerë këtë. Në vendet lindore, si Sheshi Donetsk janë fushat e thëngjillit. Gjatë gjithë kohës flitet rusishtja. Ka një ndjesi sikur jeni në Perandorinë e vjetër Sovjetike.
Megjithatë, nëse shkoni në perëndim, ata të gjith[ janë në kërkim të revolucionit të IT-së. Kur them “Perëndim” e kam fjalën për perëndimin e Ukrainës. Ata mëndojnë se në Europë i pret një farë çlirimi ekonomik. Një lloj ndikimi europian.
Ajo që ata me sa duket nuk e kanë marrrë parasysh është fakti se shumë vende duan të ikin nga Bashkimi Europian. Britania do të mbajë një referenduam për ta lënë BE-në. Monedha e saj qendrore është në një gjëndje të tmerrshme.
Është me të vërtetë një situatë ë ndërlikuar, e cila nuk mund të zgjidhet lehtë. Është e vështirë të mendojmë për një kryengritje të kohëve të fundit, kur në fakt njerëzit kanë marrë një qëndrim kaq të vendosur në terren. Presidenti i Ukrainës Janukoviç tani është në të ashtuquajturin “pushim mjekësor”, çka të bën të ndjesh sikur një problem i pashmangshëm na pret në të ardhmen.
Press TV: A mendoni se Fuqitë Perëndimore do të jenë në gjendje ta dobësojnë Rusinë në këtë situatë? Sepse me sa duke ky është qëllimi përfundimtar , siç tha edhe i ftuari ynë nga Uashingtoni.
Walker: Nuk mendoj se do të jenë të sukseshëm. Mendoj se intëresi me i madh në Ukrainë është ai i Rusisë. Amerika është shumë larg dhe nuk mendoj se publiku amerikan i krahut të djathtë pret ndonjë përfshirje.
Mendoj se në terma afatgjatë rusët do të dalin të fituar. Për fat të keq, përpara se kjo të ndodhë, mund të kemi ndonjë luftë civile. Presidenti i mëparshëm pati paralajmëruar për këtë. Ekziston kjo ndarje e pakapërcyeshme e vendit në dy pjesë. Do të duhet një diplomaci shumë e aftë pët ta zgjidhur këtë situatë.
Unë pajtohem se ardhja e udhëheqësve perëndimorë nga Brukseli, që përpiqen t’i nxisin gjërat, është një shenjë me të vërtetë shqetësuese dhe sinqerisht, disi e çuditshme.
Mendoj se është një pikë që nuk përmendet. Ka njëfarë ndjenje në Perëndim se në muaj të caktuar, në çështje të caktuara, Putini i ka tejtakuar ata dhe kjo nuk u pelqen aspak. E kam fjalën për çështjen siriane, armet kimike dhe prestigjin e madh nga lojrat e Soçit. Atyre nuk u pëlqen kjo aspak.
Press TV: Më lejoni të vazhdoj me ju z. Walker. Pika që vutë në dukje, a nuk ju krijon një ndjenjë dëshpërimi? – Sepse përmendët çështjen siriane, armët kimike dhe gjithashtu lojrat Olimpike Dimërore në Soçi, të cila po prishen disi pas lajmërimit në media për një sulm të mundshëm terrorist. Cila është pikëpamja juaj? A mendoni se ata po i kthehen përsëri Rusisë, pavarësisht çmimit?
Walker: Duket pikërisht kështu. Me sa duket në Ukrainë po dalin disa elementë të caktuar, të cilët nuk janë të llojit të njërëzve që ata duan të ndihmojnë.
Kam besim te ajo që tha i ftuari nga Uashingtoni. Ka dia nacionalistë ekstremistë që fshihen në kampin e opozitës, me të cilët askush në Perëndim nuk do të ketë lidhje.