Dënohet sauditi 23 vjet burg për ideologjinë tekfiriste
Gjykata Penale Speciale dënoi një saudit në 23 vjet burg dhe e ndaloi atë të mos postoi asgjë në internet.
Vendimi preliminar e akuzon personin saudit për shkak të miratimit të ideologjise tekfiriste që bie në kundërshtim me Kur'anin e Shenjtë dhe Sunnetin, si dhe me udhëheqësit e Arabisë Saudite, me dijetarët fetarë dhe me policët.
Personi saudit u dënua për shkak se ka bërë thirrje për përmbysjen e qeverisë. Ai është gjetur gjithashtu fajtor për mos-bindje ndaj sundimtarëve, duke u betuar për besnikëri ndaj Daesh (ISIS-it) dhe mbështetjen e terrorizmit brenda dhe jashtë Mbretërisë Saudite.
Gjykata e dënoi gjithashtu atë për fyerje të sundimtarëve dhe dijetarëve të Mbretërisë Saudite, duke ndërhyrë në politikat e brendshme dhe të jashtme të Mbretërisë Saudite, duke mashtruar opinionin publik duke i mbështetur ata që janë arrestuar nga forcat e sigurisë për akuza për terrorizëm, dhe duke i përshkruar ato si të shtypur.
Aktakuza e kishte akuzuar atë për postimin e materialit të dëmshëm për rendin publik në Twitter, duke u përpjekur për të shkuar në zonat e luftës dhe të bashkohet me Daesh (ISIS-in) )nëpërmjet komunikimit të tij me personat që jetojnë jashtë Mbretërisë Saudite.Burimi: Arab News