Kosova

Rinia e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë kundër ekstremizmit të dhunshëm

Gjakovë është nikoqire e  kampit  tre ditor i të rinjve me temë “Roli i tolerancës fetare si mekanizëm për parandalimin e ekstremizmit”.

Ky aktiviteti është organizuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë,.

Pjesë e trajnimi janë 20 të rinj nga Kosova dhe 20 të rinj nga Shqipëria, qëllimi i të cilit  është vetëdijesimi i të rinjve në parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe ndalimin e ekstremizmit në shoqërinë tonë.

Xhabir Hamiti, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, tha se në emër të Zotit nuk duhet rrejtur askush.