Kryeministri Britanik, David Cameron: Deklaratat e Trump-it për muslimanët ‘shumë të rrezikshme’
Londër:
Kryeministri britanik, David Cameron tha të dielën se komentet e kandidatit presidencial republikan në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Donald Trump për ndalimin e muslimanëve për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin shumë e rrezikshme.
Duke folur në kanalin britanik ITV, David Cameron ka shtuar se pavarësisht nga deklaratat e tij të gabuara dhe përçarëse, në qoftë se Trump do të vjen në Mbretërinë e Bashkuar përpara zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ai do të jetë shumë i lumtur për ta takuar.
Kandidatët presidencial amerikanë kanë bërë si një zakon të vijnë nëpër Evropë dhe nëpër të Mbretërinë e Bashkuar, kështu që nëse kjo ndodh unë do të jetë shumë i lumtur për të, tha ai.
Unë nuk tërhiqem në asnjë mënyrë për atë që kam thënë në lidhje me politikën e tij për ndalimin e hyrjes të muslimanëve në Amerikë. Unë mendoj se kjo është e gabuar dhe përçarëse.
Në dhjetorin e kaluar, David Cameron e quajti thirrjen e Trump-it për ndalimin e muslimanëve që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës budallallyk.
Unë mendoj se vërejtjet e tij janë përçarëse, budallallyqe dhe të gabuara dhe unë mendoj se në qoftë se ai vjen për të vizituar vendin tonë, ai do të na bashkojë të gjithë neve kundër tij, tha David Cameron gjatë kohës për pyetje të Kryeministrit në Parlament.
Burimi: The Muslim News