Rusia

Rrëzimi i aeroplanit rus ishte gabim

Sikurse kemi shkruar në shumë raste, regjimi i Erdoganit një kohë të gjatë është duke punuar në plotësimin e kërkesave të Putinit, që përfundimisht të sjell në tryezë në bisedë sy me sy me kryetarin rus Putin i cili vazhdimisht i shmanget takimeve me zyrtarët turk.

Erdogani i shtrënguar nga sanksionet ruse, por edhe me faktin se do të del palë humbëse nga konflikti në Siri, ka filluar të plotësojë kërkesat e presidentit rus, i cili shihet nga hapat konkrete të tija në dënimin e kryerësve dhe urdhërdhënësve të rrëzimit të aeroplanit rus. Ashtu që gjer tani në burg ka përfunduar me siguri i dyshuari për vrasjen e pilotit rus, Alparslan Çeliku, poashtu para ca ditësh u detyrua të tërhiqet edhe Ahmet Davutogllu, ish kryeministri i Turqisë dhe ish kryetari i partisë në pushtet të Turqisë. Në të vërtetë Davutogllu një ditë pas sulmit dhe rrëzimit të aeroplanit luftarak rus, ka deklaruar se personalisht ka urdhëruar rrëzimin e aeroplanit rus ushtarak. Ka mbetur vetëm edhe falja publike, të cilin në mes rreshtave Erdogani edhe e ka paralajmëruar.

Kryetari i Turqisë Rexhep Tajib Erdogani ka quajtur rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus SU-24, me 24 nëntor 2015 gabim. ”Me të vërtetë është me keqardhje që marrëdhëniet tona me Putinin kanë arritur në nivelin e tanishëm, si dhe me atë që ai Turqinë e ka sakrifikuar për shkak të gabimit të pilotit”, ka deklaruar Erdogani. Erdogani ka bërë thirrje në përmirësimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve dhe kthimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në nivelin para incidentit të kryer.

Zyrtarët rus më herët kanë deklaruar se nga Turqia presin hapin e parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ndërsa Erdogani tani ka deklaruar se çfarë do të duhej të ishte hapi i parë në atë rrugë. Erdogani nuk e ka sqaruar qartë se kush ka bërë gabim i cili ka paraprirë në rrëzimin e aeroplanit rus, a ishte gabimi i pilotit rus apo ana turke.