45 shtete marrin pjesë në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit në Kroaci
Qendra Islamike e Zagrebit në Kroaci ka në plan të mbajë një Garë Ndërkombëtare të Kur’anit pas disa muajve.
Sipas Mehdi Reza, i cili është në krye të Qendrës Kulturore Iraniane në Zagreb, garat do të mbahen nga 29 shtatori deri më 1 tetor 2016.
45 shtete do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për Ngjarjen Kur’anore Ndërkombëtare, e cila do të mbahet në kategoritë e mësimit përmendësh të Kur’anit dhe këndimit të Kur'anit.
Kjo është pjesë e programeve të planifikuara me rastin e 100-vjetorit të njohjes së Islamit në kushtetutën e Kroacisë si të barabartë me fetë e tjera, tha Mehdi Reza, duke shtuar se qeveria e Kroacisë i mbështet Garat Kur’anore.
Ai vuri në dukje se gara të ngjashme rajonale janë mbajtur në vitet e mëparshme në mesin e muslimanëve nga shtetet e Ballkanit, por kjo është hera e parë që Kroacia organizon një Garë Ndërkombëtar të Kur'anit.
Irani do të dërgojë një këndues të Kur’anit dhe një hafiz të Kur’an për të marrë pjesë në këto gara, tha Mehdi Reza duke shtuar se mjeshtri iranian i Kur'anit, Ahmad Abulkassemi do të shërbejë si anëtar i trupit gjykues.
Duke iu referuar objektivave të programeve që shënojnë 100 vjetorin e njohjes së Islamit në Kroaci, zyrtari tha se ata kanë për qëllim, ndër të tjera, zhvillimin e ndërveprimin midis krerëve të besimeve të ndryshme dhe shkollave islame të mendimit, duke e futur Kroacinë si një vend aktiv në fushën e bashkëjetesës paqësore të ndjekësve të besimeve të ndryshme, si dhe promovimin e Islamit si një fe që favorizon tolerancën dhe moderimin.
Më 27 prill 1916, provinca Kroate-Sllovene atëherë pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze zhvilloi një seancë parlamentare në të cilën Islami është njohur si i barabartë me Katolicizmin Romak dhe Orthodoksinë.
Islami u prezantua në rajon nga Perandoria Osmane në shekullin e 15-të.
Katolikët përfaqësojnë 86 përqind të popullsisë së vendit, e ndjekur nga të krishterët ortodoksë në pesë për qind e muslimanë në dy për qind.
Kroacia shpalli pavarësinë gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991 dhe u njoh ndërkombëtarisht në janar të vitit 1992.