Foreign Policy: Irani ka më shumë vullnetarë për luftën e Sirisë, sesa mund të t’i duhen realisht
Foreign Policy: Irani ka më shumë vullnetarë për luftën e Sirisë, sesa mund të t’i duhen realisht
A mendoni se unë jam duke të të telefonuar për të kërkuar trupin e pajetë të djalit tim? Të premtoj në Zot që nuk kam nevojë për këtë gjë.i kishte thënë Asghari Haxh Mehdit. Unë vetëm dua të të bëj me dije se tani që Abbas nuk është më në njësinë tuaj, unë mund të shkojë në Siri.
Ndërsa trupat siriane janë duke pësuar humbje të rënda, milicitë iraniane e kanë rritur ndjeshëm rolin e tyre.
TEHERAN — Kur 59-vjeçari Asghar Abyari mësoi se djali i tij Abbas së shpejti do të nisej për të shkuar në luftë në Siri, në fund të dhjetorit 2015 u zemërua dhe u nevrikos. Por jo për arsye që mund të priten normalisht.
Që prej nëntorit, Asghar dhe Abbas, 24 vjeçë, të dy anëtarë të milicisë vullnetare Basij Iranit kanë qënë pjesë të trajnime ushtarake me shpresën për t’iu bashkuar misionit këshillues të Teheranit për të mbështetur Sirinë. Misioni filloi vënien në jetë në vitin 2012 për të këshilluar forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad në luftën e tyre kundër kryengritjes gjithmonë e më shumë në rritje. Në kohën kur burrat Abyari filluan trajnimin në vitin 2015, lufta civile e tmerrshme e Sirisë kishte hyrë në vitin e saj të pestë, duke e detyruar Komandantin e Forcave Kutsit, Maj. Gjeneralin Kassem Sulejmani të zgjeronte misionin për të përfshirë vullnetarë nga të gjitha gjashtë degët e Korpusit të Gardës Islamike Revolucionare (IRGC), duke përfshirë edhe Basij. Sulejmani kishte ruajtur ende pozicionin e komandës së misionit, por tani oficerët nga çdo degë ishin grumbulluar në njësi të përbëra nga vullnetarë të ndryshme të IRGC që shërbejnë nën komandën e tij.
Që prej fillimit të misionit këshillues, Sulejmani kishte shpallur me dekret se vetëm një burrë për familje do të lejohej të bashkohej në trupat ushtarake - një vendim që kishte për qëllim të minimizonte sakrificat dhe humbjet e mundshme për çdo familje. Por për Asghar, kjo ishte një tjetër pengesë. Deri në fillim të dhjetorit, grupi i tij i trajnimit ishte zvogëluar deri në 500 njerëz nga lista e tij e parë prej 1000 personave. Më pak se gjysma e atyre që ka mbetur do të përzgjidheshin për t'iu bashkuar njësisë që do të vendosej në afërsi të qytetit verior sirian të Aleppos, në fund të dhjetorit.
Asghar dhe Abbas ishin nxitur nga një bindje e shenjtë për të mbrojtur vendet e shenjta fetare, si vendin e shenjtë të Huxhr bin Adi el-Kindi, një sahab i Profetit Muhamed, të cilin rebelët sunni [bëhet fjalë për çetat e tekfirxhinjve që i janë bashkuar ISIS-it dhe Al-Nusras] e përdhosën në prill 2013. Këta njerëz nuk kanë kufijë moralë apo humanizëm më tha Asghar. Ne e dinim që atëherë se, ata do të sulmonin tempujt e tjerë dhe vendet e shenjta që janë respektuar si nga muslimanët dhe të krishterët. Ne menduam se në qoftë se ne nuk do t’i mbrojmë këto vende, askush nuk do të ishte më i sigurtë dhe se ata do të krijonin një qeveri që do të përhapet si një sëmundje kanceri në të gjithë botën.
Një veteran i Luftës Iran-Irak, Asghari u përpoq të bindte djalin e tij që të shkonte në një tjetër provincë iraniane dhe të shërbente atje si vullnetar në misionin sirian. Asghar kishte menduar se që të dy ata do të lejoheshin të kalonin nëpër hapësira boshe për t’iu shmangur rregullit të një njeriu për çdo familje. Por Abbasi i kishte injoruar lutjet e babait të tij. Në fund të dhjetorit - Burimet IRGC refuzuan që të bënin me dije datat e sakta të lëvizjeve të tyre për shkaqe sigurie - ai u largua për në vijën e frontit me njësinë e tij, e cila u bashkua me luftën e regjimit të Asadit për të rimarrë disa fshatra rreth Aleppo, duke përfshirë Khan Toumanin, Nublin dhe Zahraanë, dy fshatërat e fundit janë fshatra me shumicë shiite në veriperëndim të qytetit që kishin vuajtur nën një rrethim paralizuese, nga milicia rebele, që kishte zgjatur për tri vite e gjysëm.
Më 10 janar, gjatë luftimeve të ashpëra në Khan Touman, Abbasi u qëllua. Një ambulancë e improvizuar ishte dërguar në vijën e frontit për të marrë atë dhe disa shokëve të plagosur. Por, në rrugën e saj të kthimit për në një spital fushor, automjeti u vu nën shenjestrën e një sulmi me raketa tërheqjeje. Abbasi dhe personat e tjerë të gjendur në automjet u mbetën të vranë menjëherë, duke u bashkuar me qindra luftëtarëve iranianë që kanë vdekur në Siri.
Në fushatën e saj të vazhdueshme për të rimarrë Aleppon, ushtria e Assadit është mbështetur kryesisht në fuqi punëtore dhe ekspertizën e aleatëve të saj iranianë. Që nga 3 shkurti, ushtria siriane - e mbështetur nga forcat ruse, nga IRGC dhe nga milicitë e mbështetura nga Tehrani – i ka shndërruar në fitore shumë nga humbjet e saj ushtarake në periferi të qytetit. Uashingtoni dhe Moska janë angazhuar në bisedime për të arritur të mbajnë një armëpushim në Aleppo, megjithatë mbetet ende e paqartë nëse këto përpjekje do të kenë sukses. Zyrtarët iranianë akuzojnë rebelët se kanë shfrytëzuar armëpushimin e fundit në Aleppo për të rimarrë Khan Toumanin, ku u vra Abbasi, në janar. Jaish al-Fatah, një aleancë e grupeve rebele ku përfshihet edhe Fronti i Nusras, degë siriane e al Kaedës, ka vrarë të paktën 13 këshilltarë të IRGC dhe kapur peng rreth pesë deri në gjashtë këshilltarë të tjerë, në luftën për të rimarrë Khan Touman.
Ndërkohë, regjimi sirian ka premtuar se do të ndërmarrë një sulm në pjesën lindore e cila për momentin kontrollohet nga rebelët të qytetit. Po kështu edhe zyrtarët iranianë kanë premtuar hakmarrje të ashpër në Khan Touman.
Lufta, që tani ka hyrë në vitin e saj të gjashtë, ka qënë një taksë e rëndë për ushtrinë siriane, forcat e të cilës, sipas disa përllogaritjeve janë përgjysmuar që nga fillimi i konfliktit. Mbështetja e Iranit është më e rëndësishme se kurrë më parë. Dhe ndërsa lufta vazhdon të zgjatet, përfshirja e Iranit në konfliktin sa vjen dhe po thellohet më shumë. Ndërsa misioni këshillëdhënës filloi si një përpjekje për të dhënë disa këshilla strategjike të vlefshme për ushtrinë siriane, tashmë forcat iraniane janë të përfshira ngushtë në planifikimin e betejave specifike. Një gjeneral në pension i IRGC, i cili pranoi të fliste në kushte anonimiteti, u shpreh se në ditët e para të luftës, Irani ishte duke dërguar këshilltarët strategjike për të ndihmuar ushtrinë siriane. Duke qënë se konflikti vazhdoi të avanconte edhe më tej, Irani filloi të sillte në terren këshilltarë taktikë.
Megjithatë, sipas komandantit të Abbasit, një oficer 41-vjeçar Basijit, i quajtur Haxh Mehdi, pavarësisht rritjes së numrit të viktimave iranianë në Siri, zyrtarët e IRGC nuk janë përballur me mungesa të rekrutëve të gatshëm. Me vendosjen e tij më të fundit në afërsi të Aleppos, ai ka udhëhequr një njësi prej 230 njerëzve, të moshëave prej 21 deri në 60 vjeç. Kur ai është në pushim në Teheran, ai zgjohet më në mëngjes për të gjetur njerëzit e rreshtuar në portën e jashtme të shtëpisë së tij të përulur, duke shpresuar për t’i marrë pranë tij në luftë. Ai është i bombarduar rregullisht me kërkesat nga të afërmit, miqtë dhe të njohurit për t’i dhënë leje që të mund të marrin pjesë në luftë. Edhe babai i një prej shokëve të klasës së vajzës së tij erdhi për t’iu bashkuar lutës, pasi kishte zbuluar se Haxhi Mehdi ishte i përfshirë në rekrutimin për misionin e Sirisë.
Haxh Mehdi nuk ka zgjedhje tjetër, përveçse të kthejë mbrapsht shumicën e këtyre vullnetarëve shpresëdhënësë. Duke marrë parasysh urdhrat e rrepta të liderit suprem, Ajatullah Ali Khamenei, Haxhi Mehdi dhe shokët e tij oficerët e IRGC janë urdhëruar që të zgjedhin për t'u bashkuar me njësitë në Siri, vetëm vullnetarët më të mirë-trajnuar dhe me përvojë si edhe ata me aftësi të specializuara. Nëse urdhri për të kufizuar numrin e trupave dhe për të vendosur vetëm forcat më elitare do të hidhej poshtë dhe të ndryshohej, Haxh Mehdi është shprehur se në këtë rast: Basiji dhe ushtarët e tjerë të IRGC do të shkonin në miliona.
Garda Revolucionare tani më ka [një] problem në menaxhimin e qindra mijëra vullnetarëve që duan të jenë mbrojtësit e shenjta të të shtypurve dhe të të shenjtëve, u shpreh gjenerali në pension i IRGC, gjithashtu ai vijoi këshu: Kështu komandantët e Kudsit janë duke u përpjekur që të zgjedhin njerëz të trajnuar më së miri, të cilët gjtihashtu kuptojnë konceptet e reja rreth taktikave për të mbrojtur të shtypurit të cilët po bienë viktima të sulmit.
Jo të gjithë ata iranianë që janë refuzuar janë dekurajuar dhe kanë hequr dorë nga ky mision. Shumë, në vend të kësaj, i janë bashkuar një sërë milicive vullnetare që e kanë zanafillën që prej fillimit të luftës. Këta njerëz, shiitë të devotshëm të joshur nga premtimi i martirizimit, janë të dëshpëruar për të luftuar një luftë që ata e konsiderojnë si një detyrë fetare. Ashtu si Abbasi, këta vullnetarë besojnë se komunitetet jo-sunnite në Siri përballen me kërcënimin e eliminimit. Duke dëshmuar, nëpërmjet mediave shtetërore dhe nëpërmjet rrjeteeve dhe mediave sociale shkatërrimin e vendeve të shenjta, xhamive dhe kishave, ata gjithashtu mendojnë se vendet e shenjta, veçanërisht vendi i shenjtë i Sejide Zejnebit, kurrë nuk do të jenëë të sigurta në duart e rebelëve. Ata janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre për t'i mbrojtur këto vende dhe për të mbrojtur të shtypurit e këtij konflikti.
Huseini, një 30-vjeçar ushtar Basij nga Teherani është një vullnetar i tillë. Ai u refuzua nga misioni këshillues elitar, pavarësisht trajnimit të tij ushtarak, megjithatë ai ka shërbyer ne kohë të pjesshme në Siri në një numër të konsiderueshëm të milicive, duke përfshirë Brigadës Fatemijun, një forcë e vullnetarëve e përbërë kryesisht nga afganë, dhe Zeinabijun, e përbërë nga një grup ushtarësh vullnetarë kryesisht pakistanezë. Brigada e Fatemijun është shfaqur si një forcë luftarake në Siri, që prej fillimit të vitit 2012, por disa prej anëtarëve të lartë të saj kanë krijuar lidhje të gjata e të forta me IRGC. Komandanti i parë i kësaj brigade, Ali Reza Tavassoli - i lindur në Afganistan në vitin 1962 dhe u vra në Daraa, Siri, në shkurt 2015 së bashku me një kontingjent prej vullnetarëve afgane shiitë të IRGC-së që prej Luftës së njohur si Iran-Irak.
Husejjni u shpreh se ishte frymëzuar nga Mustafa Sadri Zadeh, një mik fëmijërisë për vendimin e tij për t’iu bashkuar Fatemijunit, në vitin 2014. Sadri Zadeh, një kujdestar plazhi 29-vjeçar nga Teherani jugor, u përpoq që t'i bashkohej një njësie këshillimore Forcës Kudsi në vitin 2013, megjithatë nuk arriti që të kualifikohej për shkak të mungesës së përvojës ushtarake, u shpreh Husejni. Duke refuzuar të heqë dorë nga ëndrra e tij e xhihadin në Siri, Sadri Zadeh udhëtoi për në qytetin e Mashhadit, shtëpia për tempullin e shenjtë të Imam Reza, një nga 12 imamët shiitë, që konsiderohen si trashëgimtarët shpirtërore dhe politike të Profetit Muhamed. Atje, ai arriti të merrte dokumentet e identifikimit të një identiteti afgan dhe rekrutua në Fatemijun, ku ai u bashkëngjit në radhë për t'u bërë komandant i Batalionit Ammar, duke fituar edhe titullin ushtarak Sejjed Ibrahim. Ai luftoi për më shumë se dy vjet para se të vritej në 22tetor të vitit 2015 në Aleppo.
Pas kësaj, Sulejmani ka lavdëruar në Siri, trimërinë Sadri Zadeh-ut, duke shprehur edhe habinë e tij se një ushtar, i cili nuk ishte pranuar dheishte larguar nga forcat këshillimore të IRGC kishte kryer aq heroikisht detyrën e tij në fushën e betejës. Duke iu drejtuar ushtarëve të tij, Sulejmani kujton se si një ditë në Deir el-Adas, kishte dëgjuar në një radio të dyanshme, një komandant të Fatimejunit që fliste me një zë të fortë, burrëror, me një theks të trashë Tehrani. E pyeta, kush është ky burrë nga Tehrani i cili është duke luftuar me Brigadës Fatemijun?, u shpreh Sulejmani. Një komandant i IRGC u përgjigj se ishte Sejjid Ibrahimi.
Të nesërmen në mëngjes, kur forcat Fatemijun arritën në të njëjtin pozicion, Sulejmani i kërkoi të njëjtën komandant që i kishte treguar për zërin në radio, t’i tregonte atij se cili prej njerëzve përpara tij ishte Sejjid Ibrahimi. Ai tha: ‘Ky djalosh.’ Dhe unë pashë se ai ishte aq i hollë dhe aq i brishtë dhe aq i ri, kujton Suleimani. Iu drejtova atij dhe i thashë: Duke u bazuar në zërin tuaj, unë kisha menduar se do të shihja një njeri të fortë dhe të trupmadh. Por ai ishte aq i ri, dhe kur shihje fytyrën e tij, mund të shihje një lloj spiritualiteti... Ju duhet të dini, ky djalosh i ri, për shkak se sistemi ynë nuk ishte dakort dhe nuk i lejonte që ai të vijë [me mision këshillues] në Siri, ai shkoi në Mashhad, dhe nën emrin e një njeriu afgane, ai hyri ne Brigadën Fatimejun... Ne kemi kaq shumë njerëz si Sejjid Ibrahimi në Teheran, por diferenca mes tij dhe tyre është se ai shkoi në rrugën e xhihadit.
Ky nivel i avancuar i mënyrës së të luftuarit të Sadri Zadeh nuk erdhi aspak si një befasi në vëmendjen e Sulejmanit. Edhe pse IRGC-ja insiston që milicitë vullnetare të veprojë në mënyrë të pavarur, këto grupe shpesh angazhohen në betejat në Siri nën komandën e oficerëve iranianë, në mënyrë që të rikthehen luftëtarët dhe analistët iranianë.
Unë e kam takuar Husejnin në Iran, pasi ai përfundoi turneun e tij më të fundit tre-mujor në Siri me Fatemijunin. Ai më tha se në luftën për të rimarrë qytetin e Nubl në janar, ai dhe shokët e tij ishin bashkëlidhur me njësinë Basij, nën komandën e Haxhi Mehdi për të thyer vijën e armikut. Hussejni u shpreh se sekreti për efektivitetin e milicisë vullnetare është fleksibiliteti i tyre, lëvizshmëria, dhe mungesa e një strukture komanduese të ngurtë. Kjo nuk është një luftë klasike me ushtri, ku unë të mund të shprehem se kam qenë gjithmonë nën komandën e një personi të caktuar. Ndonjëherë ne kemi qenë vetëm gjashtë njerëz, dhe ndonjëherë ne kemi qenë 250 dhe madje, një herë ne ishim plot 400 persona. Megjithatë në çdo mision - jo se këto mund të konsiderohen misione të vërtetë klasike – ne vendosemi në një zonë, dhe kushdo që vjen dhe bashkohet aty, bëhet pjesë e grupit. u shpreh ai.
Hajj Mehdi pranoi se këshilltarët iranianë drejtojnë nga paria e fronit, duke organizuar milicitë e ndryshme për të mbrojtur regjimin sirian, dhe gjithashtu u shpreh se kjo marrëveshje buron nga përvoja e tyre e lartë luftarake. As irakianët, as pakistanezët, as afganët, madje as [libanezët] Hizbullahu – edhe pse Hezbollahut është shumë më tepër i përparuar se të tjerët – nuk kanë përvojën për të thyer kufinjtë e armikut, u shpreh për më tej ai. Në qoftë se iranianët nuk do të kishin ardhur, këto grupe nuk do të kishin asnjë rol efektiv.
Numëri i luftëtarëve iranianë që po kthehen duket se po mbështesin disa nga përfundimet e një raporti të fundit nga Projekti i Kërcënimeve Kritike në Institutin American Enterprise, një tank konservator i mendimit në Uashington, DC. Duke analizuar raportimet për numrin e viktima veiraniane në Siri, studimi hedh hipotezën se IRGC-ja ka zhvilluar një aftësi për të vendosur njësi të vogla që lidhin me dhe komandojnë milicitë shumëkombëshe në fushën e betejës. Nëse IRGC-ja në të vërtetë, ka arritur të zotërojë këtë aftësi, atëherë ajo e ka pozicionuar veten në një pozicion që të mund të përdorrë një numër të vogël të forcave konvencionale në fushëbetejat e huaja për të prodhuar efekte disproporcionale me madhësinë e tyre, bën me dije raporti. Dhe më pas vijon kështu Kjo do të përbënte një rritje të konsiderueshme të aftësisë së Iranit për të projektuar fuqinë ushtarake konvencionale jashtë vendit.
Zyrtarët e ShBA-së argumentojnë se përfshirja gjithnjë e më shumë në rritje e IRGC-së dhe milicive të mbështetura nga iranianët vetëm sa e përkeqëson konfliktin në Siri. Siç e kemi thënë prej kohësh, mbështetja që regjimi i Asadit ka marrë dhe vazhdon të marrë nga Irani i ka mundësuar atij që të shmangë të kërkuarit të negocimit konstruktiv dhe të një dhënie fund të konfliktit. Në vend që të ndihmojë popullin sirian të bashkohet kundër ekstremizmit dhe [Shteti Islamik, ISIS], Irani vazhdon që të mbështesë një regjim që brutalizon popullin sirian, i cili vetëm sa ushqen më shumë rritjen e ekstremistëve. është shprehur një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Megjithatë, sakrifica e Iranit në luftën në Siri është gjithnjë e më shumë në rritje. Më shumë se 280 trupa iranianë janë vrarë në Siri që nga shtatori 2015, sipas një raportit të 2 majit të hartuar nga Grupi Levantin, një konsulencë e pavarur që gjurmon raportet e mediave rreth viktimave të rëna iraniane në konflikt. Në fakt, Irani ka pësuar po aq shumë viktima gjatë gjashtë muajve të fundit saç kishte pësuar në dy vitet e para të përfshirjes së tij në luftë, bëhët me dije në raport. Sipas disa raporteve, pothuajse një shifër prej 700 iranianëve janë vrarë në Siri që nga fillimi i misionit këshillues, që prej vitit 2012.
Njësia Basij e Haxh Mehdit ishte në mesin e atyre që e pagoi shumë shtrenjtë prezencën gjatë këtij kundërsulmi. Pas më shumë se dy muaj të luftimeve në Aleppon provinciale, ai ka humbur gati një të tretën e njësisë së tij këshilluese, me 13 të vrarë dhe me 55 të tjerë të plagosurë. Ai vetë pësuar një plagë plumbi në këmbë, edhe pse lëndimi nuk ishte mjaft serioze sa për të detyruar atë të dalë jashtë fushës së betejës. Tani, ai ka marrë një pushim në Teheran për të qenë me gruan e tij, e cila po lufton dhëmb më dhëmb kundër kancerit.
Pavarësisht gjithë gjakut iranit që është duke u derdhur në Siri, Haxhi Mehdi këmbëngul se Teherani është i palëkundur në përkushtimin e tij ndaj regjimit të Asadit. Arsyeja kryesore për ndërhyrjen ushtarake të Iranit në Siri, tha ai, është nevoja e tij për të mbrojtur objektet fetare, veçanërisht faltoren e shenjtë të Sejida Zejnebit, motrës së Imam Husejnit, i cili është i nderuar thellësisht në mesin e shiitëve. Në të vërtetë, luftëtarët iranianë të cilët u martirizuan në Siri janë të përmendurë në media zyrtare si mbrojtës të tempullit të shenjtë [të Sejida Zejnebit], pavarësisht se ku ata janë vrarë në të vërtetë.
Haxh Mehdi kujton se të gjithë njerëzit e tij të cilët u vranë në Siri ishin të nxitur nga ky përkushtim intensiv fetar. Ata zotëronin brenda veteve të tyre, tha ai, një dëshirë intensive për martirizimin, një status i nderuar që iu dhurohet atyre që mendohet se kanë sakrifikuar jetët e tyre duke mbrojtur të shtypurit.
Morteza Karimi, një oficer 34-vjeçar Basij junior nga Teherani jugor, i ka thënë Haxhi Mehdit se ai donte të biente të dëshmor në të njëjtën mënyrë si Ali al-Akbar, djali më i madh i Imam Husejnit, trupi i të cilit ishte prerë në copa në betejën e Qerbelasë, një përplasje epike në vitin 680. Ajo ishte pikërisht beteja në të cilën Imam Hussjni dhe pasuesit e tij u martirizuan dhe ku iu prenë kokat për vdekje. Unë i thashë atij, kjo është çmenduri, ata po na qëllojnë me plumba. Është e pamundur për ty që të pritesh në kaq shumë copa kujton t’i jetë përgjigjur Haxhi Mehdi.
Karimi u qëllua dhe u plagos gjatë betejave në Khan Toumanit. Ai është marrë me ambulancë që kishte ardhur nën një sulm me raketa tërheqjeje. Trupi Karimi u copëtuar në copa, ashtu siç kishte shpresuar ai për veten e tij.
Hajj Mehdi ka thënë se njerëzit e tij janë kaq të etur për t'u bërë martirë që ata shpesh konkurrojnë me njëri-tjetrin për detyrat më të rrezikshme. Mund të kuptohet fare lehtë se ata e kuptojnë domethënien e frikës, u shpreh fjalëpërfjalshëm ai.
Gjatë luftimeve në Khan Touman, Haxhi Mehdi donte vetëm 20 burra për të çuar përpara një kilometër nën një zjarr të rëndë për të thyer vijën e armikut, por dhjetra dolën përpara për të kontribuar si vullnetarë për misionin vdekjeprurës. Unë i kam urdhëruar ata, madje edhe kërcënuar ata, një nga një, që të ktheheshin mbrapsht, kujton ai. Më në fund ai u dorëzua, duke zgjedhur 40 nga burrat më të vendosur për të çuar përpara.
It is the same fervor that Abbas and his father, Asghar Abyari, shoëed ëhen vying for a spot in the same advisory unit. Upon his return to Iran folloëing Abbas’s death, Hajj Mehdi ëas afraid to ansëer Asghar’s calls. He ëas ashamed to admit that he had been unable to retrieve Abbas’s body from the front. But one day as he ëas typing a message on his phone, he ansëered Asghar’s call by mistake.
Është e njëjta entuziazëm që Abbasi dhe babai i tij, Asghar Abyari, treguan kur konkurronin për një vend në të njëjtën njësi këshillimore. Pas kthimit të tij në Iran, pas vdekjes së Abbasit, Haxhi Mehdi kishte frikë t'i përgjigjej thirrjeve telefonike të Asghar-it. Ai kishte turp të pranonte se kishte qenë e pamundur për të që të tërhiqte trupin e Abbas-it nga fronti i fushëbetejës. Por, një ditë, teksa po shkruante një mesazh në telefonin e tij, ai iu përgjigj gabimisht thirrjes së Asgharit.
“Do you think I’m calling to folloë up on the body of my son? I promise to God, I don’t need that,” Asghar told Hajj Mehdi. “I just ëant to tell you that noë that Abbas is no longer in your unit, I can go to Syria.”
A
mendoni se unë jam duke të të telefonuar për të kërkuar trupin e pajetë të djalit
tim? Të premtoj në Zot që nuk kam nevojë për këtë gjë.i kishte thënë Asghari Haxh Mehdit. Unë
vetëm dua të them se tani që Abbas nuk është më në njësinë tuaj, unë mund të
shkojë në Siri.
Burimi: Foreign Policy